• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH i përgjigjet Ilir Metës, paralajmëron se e ka vënë në monitorim!

November 23, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për të parën herë pas sulmeve dhe akuzave që presidenti Ilir Meta ka nisur ndaj ambasadës amerikane. Të enjten kreu i shtetit kaloi caqet, duke deklaruar se rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë, ndërsa ambasadorët i cilësoi palaço dhe hipokritë. Meta asnjëherë nuk e ka zënë në gojë ambasadën e SHBA, por i ka lënë të nënkuptuar sulmet.

Por dje ka reaguar një zëdhënës i DASH për “VOA”, i cili është shprehur hapur se janë në dijeni të të gjitha sulmeve që Meta ka lëshuar ndaj diplomatëve të tyre dhe janë duke e monitoruar. “Departamenti i Shtetit është në dijeni të komenteve të presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se është duke e vëzhguar situatën”, ka thënë një zëdhënës.

Por më tej ka pasur dhe një mesazh të qartë për presidentin, duke kërkuar që të zbatohet ligji. Vartësit e Metës e trumbetuan si mbështetje të DASH ndaj tyre, por nëse lexohet me kujdes deklarata, është një mesazh i qartë ndaj presidentit për çështjen e Kushtetueses. Meta nuk e ka zbatuar si duhet ligjin, i cili i ka vënë 30 ditë afat.

“Respektimi i ligjit është mbi të gjitha”, tha më tej zëdhënësi. Ai ja u ka bërë të qartë të gjithë kritikëve se pavarësisht sulmeve në adresë të tyre, qëndrimi i SHBA është po i njëjti. DASH dhe ambasada do punojnë për të instaluar shtetin ligjor dhe mbështetur integrimin në BE, duke i dhënë në këtë mënyrë një goditje të fortë presidentit. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar.

Vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”, tha ai.

Reagon KE

Mbi sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve ka reaguar dhe Komisioni Europian. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja Maja Koçijançiç ka vlerësuar punën e ambasadorit Soreca dhe ka deklaruar se askush nuk duhet të vërë në mëdyshje seriozitetin e tij dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë. “Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Europian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së KE. Pra duket qartë se presidenti ka hyrë në luftë me SHBA dhe BE dhe nuk gëzon mbështetjen e tyre pavarësisht sulmeve dhe kritikave. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA e ka izoluar totalisht Metën, pasi prej gati 5 muajsh askush nuk i ka shkuar në zyrë nga DASH apo ambasada amerikane. Por duket se sulmet e ditëve të fundit e kanë fundosur Metën, i cili ka mbetur vetëm përballë të gjithëve.

Kliti Topalli


        
 
Next Post

I'u "sul" SHBA-së dhe sulmoi ashpër ndërkombëtarët! Zef Brozi nxjerr zbuluar Ilir Metën: Zbulon prapaskenat e rënda

Referendum... nuk e ka në dorë Meta! Topi rendit problemet: Politika ka qëllime të tjera, Meta nuk mund ta shpërndajë Parlamentin

Humbi motrën në aksident tragjik të Llogaras! Deputeti i PS bënë dedikimin prekës: U bënë 30 vjet pa u parë, por…

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In