• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH njofton ratifikimin e huasë 302 milionë dollarëshe për Shqipërinë! Saliu e dërgon në… SPAK

04/08/2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje. Në njoftim thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035.

Gjithashtu, sipas DASH, huaja “do të forcojë aftësinë e Europës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.”

“Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së angazhimit të Mbrojtjes të Hagës, që parashikon shpenzimin e 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Huaja FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane dhe do të forcojë aftësinë e Evropës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.

Si aleat i NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thotë njoftimi.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është shprehur në një reagim se kjo marrëveshje është votë besimi strategjike e SHBA ndaj Shqipërisë dhe hap historik në modernizimin e mbrojtjes. Sipas tij, mbështetja do ta përshpejtojë modernizimin, do të rrisë gatishmërinë dhe forcojë kontributin e Shqipërisë.

“Departamenti i Shtetit njofton zyrtarisht ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë prej 302 milionë dollarë në Kuadër të Programit Foreign Military Financing (FMF).

Votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare.

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë.

Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan Nufi.


        
 
Next Post

Ministri Lamallari deklaron: Kam shpallur të tjerë “non-grata”! Janë shtetas të huaj të maskuar në protesta, kërcënim për rendin dhe sigurinë e Shqipërisë

"Altin Dumani i paditur për shpifje"! SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane por e justifikon: Ka firmosur si ish drejtues jo si Prokuror i çeshtjes

Dy shqipëfolës, një gazetarë lehës në protesta nga MV dhe një "mullah" i shpallur non grata për aktivitet të dyshuar me prirje terroriste! (Foto)

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved