Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba me anë të një postimi në Facebook ka komentuar përplasjet për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në statusin e tij, Biba shkruan se lincimi që iu është bërë zërave pro prishjes së godinës i krijon ndjeësi të këqija.
“Lincimi që iu është bërë të gjithë atyre që ishin për prishjen e godinës dhe ndërtimin e një të reje, më krijon një neveritje të thellë për të gjithë këto qenie banale, çakej të opozitarizmit që dalin nga errësira ku i ka degdisur vogëlsia e shpirtit dhe mendjes për të vjedhur çdo kauzë qytetarë, çfarëdo qoftë kjo. Këta janë pjesë e problemit, definitivisht jo e zgjidhjes,”-shkruhet ndër të tjera.
Postimi i Bibës
Teatri, qe ne antikitet, ka sherbyer per te kenaqur masat. Por teatri eshte art, dhe arti arrin klimaksin e vet kur ngacmon emocionet me te fuqishme, qe jane liria dhe drejtesia shoqerore. Dashuria eshte nenprodukt i lirise, ndaj vjen e treta. Duke qene se liria dhe drejtesia shoqerore kane kete potencial, dramat qe shtyjne ne keto drejtime kane qene dhe jane ato me te preferuarat, duke e shndrruar diku me vetedije e diku jo skenen dhe platene e teatrit ne nje mjedis ku plebejte jo vetem perballen me patricet, por edhe mund te fitojne, ndryshe nga jeta e vertete. Prej ketej edhe roli misionar i teatrit dhe aktorit ne betejen per liri e barazi. Me gjithe sa me lart nder mend, kur shoh e degjoj lincimin qe iu eshte bere gjithe atyre qe ishin per prishjen e asaj godines dhe ndertimin e nje te reje, ndryshe, po aty, – im ate nje prej tyre, ndonese jo me i spikaturi, e gjitha kjo ne kontekstin lirise (se fjales) qe eshte simbolika kryesore e artit skenik, me krijon nje neveritje te thelle per te gjithe keto qenie banale, cakej te opozitarizmit, qe dalin nga erresira ku i ka degdisur vogelsia e shpirtit dhe e mendjes per te vjedhur cdo kauz qytetare, cfaredo qofte kjo. Keta jane pjese e problemit, definitivisht jo e zgjidhjes!
Denar Biba është djali i aktori Dervish Biba, i njohur për rolin e prokurorit të Avni Rustemit në filmin “Dy krisma në Paris.