Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar ditën e sotme në Kryeministri. Ende nuk dihen detaje mbi qëllimin e këtij takimi të ambasadores.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur debati politik në vend është ndezur jo për shkak të pandemisë, por për vendimin e shembjes së teatrit Kombëtar dhe hartimin e Reformës Zgjedhore.
Mbetet mister për momentin se kush ka qenë bashkëbiseduesi saj në ambientet e qeverisë.