• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Defender 21′, Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA! Mision i përbashkët rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura

May 23, 2021
in Aktualitet
        
 

Në fjalën e tij, në ceremoninë e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, kryeministri Edi Rama vlerësoi Ambasadoren Yuri Kim, ku tha se i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ramës, misioni tjetër i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të jetë rritja e kapaciteteve njerëzore njerëzore të Forcave të Armatosura, duke i bërë thirrje të rinjve që ta shohin atë si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre.

“Është një privilegj që sot në emër të qeverisë së Shqipërisë tju shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe mesazhi i saj.

Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, me përkushtimin e sakrificat e tyre, t’ju shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre.

Dua t’i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA dhe të gjitha vendet e tjera si dhe dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së Qeverisë së SHBA në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve, duke përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, qoftë të Drejtësisë.

Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake që jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë.

Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur për t’i dhënë mundësi qytetarëve të vijën të vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal, nuk do ishte e tillë sot nëse nuk do të kishte qenë mbështetja konkrete e SHBA për rritjen e vazhdueshme të kapacitete të Ushtrisë Shqiptare. Kam shumë besim edhe bazuar në bisedat me Gjeneralët, por edhe me bashkëveprimin e vazhdueshëm me ambasadoren Kim se do të mund të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve cilësore të FA duke krijuar besim të mëtejshëm.

Të rinjtë gjithnjë e më shumë do ta shohin adresën e FA si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre pas formimit. Krijimi i një kapaciteti të ri akademik për rritjen kapacitetit të forcave njerëzore të FA është misioni i përbashkët i Qeverisë dhe i përfaqësisë së SHBA në Shqipëri.

Jam shumë falënderues e mirënjohës për të gjithë sa janë përfshirë në këtë proces të transformimit ët Forcave të Armatosura dhe kjo stërvitje nuk mbaron me mbarimin e saj në afatin e përcaktuar, por do vazhdojë të influencojë të gjithë ushtarakët tanë. Uroj që miqësia mes Shqipërisë dhe SHBA të jetë e përjetshëm dhe ne të jemi krah për krah sot nesër dhe përgjithmonë”, tha Rama.


        
 
Next Post

I dehur në timon, lihet në arrest shtëpie këngëtari Aleksandër Gjoka

Berisha ‘non grata’, Soreca: Është vendim i qeverisë së SHBA, e respektojmë plotësisht! Shqipëria më pranë se kurrë çeljes së negociatave me BE

Fituesi i Eurovizion ‘kapet mat’ duke marrë kokaine? Del VIDEOJA që po thyen rrjetin, reagon menjëherë këngëtari

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In