Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu i quan votimet e ditës së sotme ‘farsë’. Ai është i bindur se rezultati nuk do të certefikohet dhe se fundi i Edi Ramës është më pranë se kurrë më parë. “Na kthejnë në kohët më të errëta të komunizmit. Rezultati nuk do çertifikohet, Rama mori goditjen e merituar nga qytetarët. Qytetarët tashmë e dine se e keqja e vendit është qeveria, Rama vulosi fundin e tij”, tha ai për Ora News. Pyetur nëse do lironte karrigen e bashkisë për kandidatin fitues nga votimi i sotëm u shpreh: “Nuk do e liroj karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat qe nuk merr as 7 përqind te votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkiakut e lë vetëm me votë të lirë”.