“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas kërkesave të Komisionit Europian.
Në këtë situatë ndarja e dy vendeve nga njëri-tjetri do të ishte një gabim strategjik për integrimin europian.” -kështu shkruan ish ministri Ditmir Bushati pas deklaratës së presidentit maqedonas për ndarjen nga procesi i integrimit vendin tonë.
Bushati në “Twitter” duke replikuar Presidentin e Maqedonisë së Veriut, i cila tha se duhet shkëputur Maqedonia e Veriut nga Shqipëria sepse ka rrëmuja thekson se nevoja për të filluar procesin e pranimit për të dy vendet korrespondon me kërkesat e shoqërive të tyre, historinë e tyre dhe rajonin ku ato ndodhen.