• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Delegacioni gjerman i CSU përgëzon Shqipërinë: Reforma në drejtësi, rezultate për t’u vlerësuar dhe mbështetur për integrimin në BE!

October 2, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Reforma në drejtësi, delegacioni gjerman përgëzon ministren Gjonaj: Rezultate për t’u vlerësuar, mbështetje për forcimin e shtetit të së drejtës

Një delegacion gjerman i CSU-së është takuar me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke i shprehur vlerësime për rezultatet e arritura mbi implementimin e reformës në drejtësi.

Delagacioni nga Landtag-u i Bavarisë, kryesuar nga z. Thomas Kreuzer, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar, shprehu konsideratë të lartë ndaj punës së ministres Gjonaj, duke nënvizuar se do të vijohet më tej t’i ofrohet përkrahje për projektet që kanë në fokus forcimin e shtetit të së drejtës.

Nga ana tjëtër, Gjonaj falënderoi deputetët për vizitën për mbështetjen e ofruar ndaj punës së saj si ministre por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ministrja bëri një rrezyme të të gjithë punës që është bërë për Reformën në Drejtësi, ku theksoi se zbatimi i saj është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë.

Pala gjermane u njoh hollësisht edhe me rezultatet e vettingut si dhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, procese të cilat do të mbyllen brenda muajit tetor 2019.

“Vlerësimi dhe mbështetja e CSU-së gjermane për punën tonë, është motivim i shtuar për të çuar më tej reformat e ndërrmarra mbi fuqizimin e shtetit të së drejtës. E nderuar, që vizita e delegacionit gjerman në Ministrinë e Drejtësisë, ishte e mbushur me mesazhe pozitive për atë çka kemi bërë, atë çka po bëjmë dhe atë që kemi premtuar se do të bëjmë deri në përmbushjen e objektivave tona të cilat janë të përputhura me standartet europiane. I shpreha falënderime grupit të deputetëve të kryesuar nga z. Thomas Kreuzer për të gjithë përkrahjen e ofruar, duke mbajtur në këmbë urat tonë të bashkëpunimit dhe konkretisht luftës kundër korrupsionit“, nënvizon Gjonaj.

Më tej, në cilësinë e Koordinatorit Kombetar Kunder Korrupsionit, ajo njohu palën gjermane mbi rezultatet e punës së Task Forces Nderinstitucionale Antikorrupsion si dhe me ngritjen e Rrjetit të Koordinatoreve Antikorrupsion në institucionet dhe agjencitë qendrore që ofrojnë sherbime ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, delegacioni shprehu interes mbi luftën kundër korrupsionit dhe masat e ndërmarra duke siguruar mbeshtetje për Ministrinë e Drejtësisë në rrugën e reformave që po afrojnë vendin me Bashkimin Europian.


        
 
Next Post

Shtatorja e mbretit Zogut I“ objekt sulmi: Tradhtari i kombit, “spiun i serbit”!

Fillon zbatimi i projektit në Shqipëri: BB çel fondin 90 milionë dollarë për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor

Rama flet hapur dhe nxjerr bisedën me presidentin Macron: E kuptoj Francën edhe po nuk pranoi! Unë qesh kur i dëgjoj jo 2 jo 9...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In