• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Delegacioni i “Global Sumud Flotilla” në Vlorë: Ministria e Turizmit: Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin nga izraelitët, por nuk shkuan në ishull! Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit

22/08/2026
in Aktualitet
        
 

Delegacioni i Global Sumud Flotilla ka mbërritur ditwn e sotme nw Portin e Vlorws, pasi kishin njoftuar në rrjetet sociale se do të ‘shpëtonin’ Sazanin.

Por me të mbërritur në port, ata janë pritur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Kulturës e Turizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, Hysaj thotë se shkoi personalisht në port për t’i pritur dhe se delegacionit iu ofrua mundësia për të vizituar ishullin e Sazanit dhe për të marrë informacion zyrtar mbi të.

Sipas saj, anëtarët e delegacionit refuzuan vizitën në Sazan dhe nuk pranuan as të ndiqnin prezantimin informues të përgatitur për ta.

Hysaj shprehet se ata njoftuan më pas se do të shkonin në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit”.

Ajo thekson se kjo është e drejta e tyre, por argumenton se misioni duhet të quhet me “emrin e vet të vërtetë” dhe jo të fshihet pas mbrojtjes së Sazanit.

Për këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka ndarë në rrjetet sociale videon e bërë nga Hysaj, ka komplimentuar Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës e Turizmit, për atë që ai e cilësoi si ‘pritë’ që iu bë të ashtuquajturve çlirimtarë të Sazanit.

Me ironi Rama ka shkruar në postimin e tij se “revolucionarët e rrenave çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre”.

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre.

Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Reagimi i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj:

Videoja bashkëngjitur është bërë qëllimisht në italisht dhe arsyeja vetëshpjegohet. Po ndërkohë po bashkëngjis edhe përkthimin shqip si më poshtë:

ERDHËN PËR TË “SHPËTUAR” SAZANIN. POR NUK SHKUAN AS NË SAZAN.

Unë jam Jola, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë.

Po kthehem nga Vlora, ku shkova personalisht në port për të pritur delegacionin e Global Sumud Flotilla, mbërritja e të cilit ishte njoftuar në Instagram me gjithë solemnitetin që i rezervohet një ekspedite të madhe ndërkombëtare të nisur për të shpëtuar Sazanin.

Por në port, epopeja digjitale, e përcjellë madje edhe nga ANSA, u materializua në një duzinë njerëzish dukshëm të çoroditur, që ngjanin më shumë me një grup të arratisur nga shtëpia sesa me pararojën e revolucionit planetar të paraqitur në rrjetet sociale.

Dhe përballë realitetit të Vlorës dukeshin shumë më pak rehat sesa në pamjet e kuruara me kujdes për Instagramin.

Megjithatë, u pritën me respekt dhe me gatishmëri të plotë institucionale, sepse Shqipëria është një shtëpi e hapur për të gjithë dhe respektuese ndaj të gjithëve.

U ofruam gjithashtu t’i shoqëronim për të vizituar Sazanin, ishullin për të cilin kishin dhënë tashmë një verdikt shumë të rëndë, duke arritur deri aty sa ta krahasonin me Gazën. Donim t’u jepnim të gjithë informacionin në dispozicion dhe t’u krijonim kushtet më të mira për të bërë lirisht çdo pyetje.

Nuk deshën.

Për habinë tonë, na thanë se kishin ndryshuar mendje dhe nuk shkuan në Sazan. Nuk deshën as të ndiqnin paraqitjen e informacionit të përgatitur për ta, por gjithsesi morën dokumentin informues që u vumë në dispozicion dhe njoftuan: “Po shkojmë t’i bashkohemi Revolucionit në Tiranë”.

Natyrisht, kjo është e drejta e tyre. Por atëherë le ta quajmë këtë mision me emrin e vet të vërtetë. Teksti vijon ne koment….


        
 
Next Post

I dashur e i respektuar! E shkuara e portugezit që u vra në Ksamil: Njihej si "Milton"... ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

Tre herë i arrestuar për zjarrvënie nga policia, tre herë i liruar nga "haledrejtësia"! "Piromani" arrestohet përsëri për 5 zjarrvënie: Sigurisht që do ketë të njëjtin fat... i lirë me çakmak në dorë

Aksidenti tragjik në Durrës ende pa autor! Si u përplas babai i tre fëmijëve të mitur dhe u la 4 orë pa ndihmë dhe vrasësi me apo pa dashje ia mbathi nëpër errësirë?!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved