• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Deliri i madhështisë i injorantëve dhe mediokërve të SPAK qesharakut për të poshtruar figurën e Igli Tares: E lanë të priste 6 orë për ta pyetur 1 orë! Flet vëllai i tij Genti Tare

11/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, Genti Tare, ka ngritur akuza ndaj SPAK lidhur me mënyrën se si është zhvilluar marrja në pyetje e vëllait të tij dhe sekuestrimi i një vile në Palasë.

Gjatë një ndërhyrjeje telefonike në emisionin “Top Story”, Genti Tare tha se, sipas tij, qëndrimi gjashtëorësh i Igli Tares në SPAK nuk ka nënkuptuar gjashtë orë marrje në pyetje.

Tare pretendoi se vetëm një orë ka qenë kohë efektive e pyetjeve, ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit ai e cilësoi si “teatër”.

“Një orë kanë qenë pyetje efektive, 5 orët e tjera kanë qenë teatër. Që të dilte lajmi: Igli Tare 6 orë në SPAK”, deklaroi Genti Tare.

Më tej, vëllai i ish-futbollistit pretendoi se në rastin e sekuestrimit të vilës në Palasë, informacioni për aksionin e BKH-së ishte bërë publik në media përpara se ai të realizohej.

Sipas Tares, lajmi për sekuestrimin e vilës ishte publikuar rreth orës 18:00, ndërsa, siç pretendoi ai, ekipi i BKH-së kishte mbërritur rreth orës 20:00 për të kryer sekuestrimin.

“Është hera e parë që SPAK-u ka dekonspiruar SPAK-un”, u shpreh Tare, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyen e publikimit të informacionit përpara kryerjes së veprimit.

Ai pretendoi gjithashtu se publikimi i lajmit dy orë përpara sekuestrimit mund të kishte ndikuar në efektivitetin e aksionit.

“Unë po të kisha gjëra në atë vilë, do t’i kisha hequr. Sekuestrimi ndodhi dy orë pas lajmit”, tha Genti Tare.

Sipas tij, SPAK nuk duhej ta kishte bërë publik informacionin me atë shpejtësi, por duhej të ndiqte procedurat përkatëse.

“Është skandal që SPAK-u e dha me kaq nxitim. Pse duhej ta jepte me kaq nxitim? Të zbatonte procedurën”, deklaroi ai.

Në fund të ndërhyrjes së tij, Genti Tare kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar Igli Tare, duke e cilësuar si të padrejtë situatën e krijuar rreth ish-futbollistit.

“Është turp që kjo gjë i bëhet një personi, i cili vetëm mirë i ka bërë këtij vendi”, përfundoi Genti Tare.


        
 
Next Post

"Për dosjet e qytetarëve vite pritje, për pagat e veta Gjykata Administrative fluturoi"! Rama: Kuvendi do të vendosë më 17 shtator

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Besimi i tepërt kthehet në një kosto”! Rama në “Flasim”: Kam njohur njerëz shumë dyshues, vuante thellë nga dyshimi. Meta? Nuk ka rëndësi tani…

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved