• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Demonstrata e heshtur e Tiranës në 1990, emrat e 14 të arrestuarve dhe akuzat e Sigurimit

October 6, 2018
in Dosja X
        
 

Demonstrata e heshtur u zhvillua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës më 28 janar 1990. Është protesta e parë në kryeqytet kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Europën Lindore.

Meqë ngjarja u mor vesh disa më parë, Sigurimi i Shtetit ndaloi disa persona. Në një raport të Hetuesisë së Përgjithshme të datës 14.2.1990, thuhej se më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt 14 rezultojnë të shkruar) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit ishin:

1-Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr.2

2-Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në kombinatin e autotraktorëve

3-Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor

4-Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist

5-Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor

6-Aleksandë Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek

7-Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik

8-Romir Papa, 31 vjeç, i papunë

9-Dorjan Alla, 28 vjeç, infermier

10-Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik

11-Enver Tomani, 38 vjeç, minator

12-Agron Llapo, 35 vjeç, punëtor

13-Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tre herë i dënuar politik

14-Eno Kapo (më datë 30 janar)

Më datën 29.1.1990 Hetuesia e Përgjithshme u vu në dijeni të këtyre ndalimeve. Me miratim të prokurorit, këta u arrestuan në bazë të neneve 55/1 dhe 13 të Kodit Penal, me përjashtim të Romir Papës.

Nga hetimet dilte se gjatë ditëve të fundit të muajit janar 1990, në Tiranë është biseduar për organizimin e një demonstrate në datën 28.1.1990, fakt të cilin e kishin mësuar edhe të arrestuarit. Më 10.2.1990, të gjithë u liruan ndërsa për shtetasit Vasil Dhimitri, Faruk Pica dhe Zeqir Gollobani hetimet vazhduan, sigurisht nën torturat me çnjerëzore.
Aktakuza e datës 19.5.1990 sulmonte Vasil Dhimitrin se kishte humbur besimin te vija e PPSH-s

, i ushqyer nga propaganda e huaj nëpërmjet radiove e televizioneve të huaja, ishte nxitur nga ngjarjet e ndodhura në Europën lindore. “Në bashkëpunim” me dy personat e shënuar në aktakuzë si dhe me persona të tjerë kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Në fakt të tre të pandehurit nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Pretenca e prokurorit i ngjan një pamfleti politik, në të cilin flitet për një Shqipëri të lumtur me standarde, me papunësi, jetën e njeriut 70 vjeç, pa harruar të përmendeshin ndërtimi i kombinateve, fabrikave, e fitoret e tjera.

Si kundërshtarë të këtij “realiteti” paraqiteshin tre të pandehurit që “nuk kishin formimin e duhur ideologjik”.

Si përfundim, me vendimin nr.285, datë 21.6.1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:

-Vasil Dhimitri, 2 vjet burgim

-Zeqir Gollobani, 1 vit burgim

-Faruk Pica, 9 muaj burgim

U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Protagonistët e kësaj demonstrate kanë ngelur siç ishte ajo vetë, e heshtur. Prej tyre unë njoh vetëm Vasil Dhimitrin, të cilit i dërgoj një përshëndetje me anë të këtij postimi./ Kastriot Dervishi


        
 
Next Post

Në kujtim të mjeshtrit të teatrit e filmit Ndrek Luca

Horoskopi ditor, e diel 7 tetor 2018

Luli të martën thirret në Prokurori! I afërmi i një ministri është dhunuar nga një person që ka lidhje me ngjarjen në ish-Bllok

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In