• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Prishtina në protestë për të katërtën natë radhazi

20/09/2026
in Diaspora
        
 

Protestat në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vazhduan edhe mbrëmjen e së shtunës, për natën e katërt radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë kundërshtuan njëzëri vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi katër ish-krerët e UÇK-së.

Ashtu si në netët e mëparshme, pjesëmarrësit brohoritën “UÇK, UÇK”, valëvitën flamuj kuqezi të UÇK-së, ndërsa protesta u hap me leximin në kor të betimit të ushtarit.

Pamjet nga sheshi treguan pjesëmarrje të madhe, veçanërisht të të rinjve, të cilët kanë qenë më aktivët që nga nisja e tubimeve. Organizatorët thanë se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Nuk na ka bashkuar partia, na ka bashkuar UÇK-ja”, deklaroi një prej organizatorëve, Çlirim Haziri, duke shtuar se tubimet do të vazhdojnë derisa, sipas tij, të ketë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Mbështetja nuk mbeti vetëm në Kosovë. Gjatë së shtunës u zhvilluan protesta edhe në diasporë, në Këln dhe Mynih të Gjermanisë, Cyrih të Zvicrës, Vjenë të Austrisë dhe në Kanada, ku shqiptarët u mblodhën në tubime paqësore në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në Gjermani, pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan edhe ndërhyrjen e policisë, e cila u hoqi disa protestuesve flamujt kombëtarë shqiptarë dhe flamujt e UÇK-së.

Ndërkohë, platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar protestën e radhës jashtë Kosovës. Sipas organizatorëve, më 22 shtator, komuniteti shqiptaro-amerikan do të organizojë një tubim para selisë së OKB-së në Nju Jork, në vazhdën e reagimeve kundër vendimit të Dhomave të Specializuara.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved