• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncoi “padronët” që e shfrytëzuan si p.rostitutë, shqiptarja me sëmundje të rëndë kërkesë Salvinit: Mendoj se e meritoj!

August 3, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Emigrantja shqiptare Alma Sejdini që prej shumë vitesh jeton në Lecce të Italisë e ku të gjithë e njohin me emrin Adelina, në një apel mediatik i kërkon ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, ta ndihmoj në marrjen e nënshtetësisë italiane.

Alma po kurohet nga një sëmundje mjaft e rëndë, kancer në gji, e leja e saj e qëndrimit skadon në tetor të 2019. Mosrinomvimi i të drejtës për të qëndruar në Itali e bën të pamundur vazhdimin e kurës mjekësore prej 25 ciklesh kimioterapie që ajo po ndjek në spitalin San Matteo të Pavias.

Alma apo Adelina siç e njohin të gjithë në qytetin e saj Lecce, ka një histori jete të vështirë që shumë herë ka qenë në fokusin e medieve italiane.

Për disa kohë ajo është shfrytëzuar të punoj si prostitutë nga një grup kriminal e mundi të denoncoj “padronët” e saj e të nis një jetë të re në Itali

Prej shumë vitesh Alma Sejdini, bashkëpunon me organizata e shoqata në ndihmë të vajzave e grave që detyrohen të punojnë prostituta në rrugë dhe është shndërruar në simbol të legalitetit e kurajos.

Pamundësia për të punuar për shkak të sëmundjes rrezikon që leja e saj e qëndrimit në Itali të mos rinovohet. Mungojnë vetëm 3 pika për të përmbushur praktikën e marrjes së nënshtetësisë italiane e për këtë emigrantja shqiptare me një apel publik i është drejtuar Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini , të cilit i kërkon mirëkuptim.

“Mendoj se e meritoj këtë mirëkuptim, thotë ajo, Jetën time, dëshminë e vuajtjes time e kam vënë në shërbim të vajzave e femrave që shfrytëzohen duke punuar si prostituta në rrugë. Kam shpëtuar mjaft prej tyre, i kam dhuruar çfarë kam pasur. Kam botuar një libër me historinë time e të ardhurat e shitjes i kam dhuruar në bamirësi. Shteti italian më kishte premtuar mbrojtje e sot në momentin më të keq të jetës time, ndjehem e vetme”, deklaron ajo.

Apelit të Almës i janë përgjigjur eksponentë politik të Partisë Lidhja në Lecce, qyteti ku ajo jeton.

“Do e përcjellim këtë rastin e saj pranë ministrit Salvini e do të bëjmë të pamundurën që Alma të marr nënshtetësinë italiane”, deklarojnë ata për mediat lokale.


        
 
Next Post

Padrejtësinë, vesin e gjykatave shqiptare nuk ka veting që e heq! Fitojnë gjyqin guroret e Metës, beratasit kërcënojnë: “Mos ma prek Tomorrin se...”!

1 milion turistë shqiptarë në Greqi?! Dominojnë në tre rajone

Video/ Gomari këndon bashkë me pronarin këngën e Lion King “The Circle of Life”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In