Deputeti i Bundestagut Gjerman, Jasip Juratoviç, ka kërkuar dje angazhim nga Shqipëria me qëllim përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ai tha se Gjermani po vëzhgon të gjitha shtete që aspirojnë BE. “Misioni ynë në Shqipëri këtë herë ka një karakter rajonal. Ne jemi duke zhvilluar një tur, të cilin e filluam me Tiranën, do e vazhdojmë me Podgoricën, do e vazhdojmë me Shkupin dhe do e mbyllim me Prishtinën në mënyrë që të krijojmë një imazh tonin lidhur me zhvillimet në vend.
Për ne është e rëndësishme që të konstatojmë elemente pozitive, të cilat më vonë do t’i përdorim si argumente pozitiv në kuadrin e procesit të anëtarësimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtarë të Bashkimit Europian. Unë vetë përfaqësoj perspektivën, që ky është një proces që duhet të filloj shpejt, çelja duhet të fillojë shpejt në mënyrë që të vazhdohet me reformat”, tha ai. Deputeti tregoi se një temë e gjatë diskutimi me Ballën ka qenë reforma në drejtësi. Ata janë informuar se si ka ecur procesi si dhe problemet që po hasen. Megjithatë Jasip Juratovic tha se janë të kënaqur me ecurinë e reformës.
“Unë konstatova në Shqipëri reforma të kënaqshme, siç është Reforma në Drejtësi. Këto janë argumente të rëndësishme për Gjermaninë që të bindë jo vetëm veten e saj, por edhe 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian për zhvillimet pozitive. Shqipëria është pjesë e Rajonit dhe ne jemi duke vizituar Rajonin për të konstatuar rëndësinë e perspektivave ekonomike dhe sociale”, tha ai. Deputeti tregoi s enjë çështje diskutimi ishte dhe ajo e fuqisë punëtore. Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria dhe Balla u ka kërkuar që të ulen afate e marrjes s vizave.
Ne u informuam lidhur me ekzistencën e fuqisë punëtore në Shqipëri. Bizneset e huaja janë të interesuara për tregje të mëdha. Shqipëria me 3.5 milionë banorë është një treg relativisht i vogël, por në këtë këndvështrim bashkëpunimi rajonal i mbështetur fuqishëm nga Procesi i Berlinit merr një rëndësi edhe më të madhe. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal është e rëndësishme ngritja e infrastrukturës, furnizimi me energji, në mënyrë që në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, Rajoni dhe Shqipëria të bëhen interesantë”, tha deputeti gjerman.