Deputeti Halit Valteri ka bërë një deklaratë lidhur me largimin e mundshëm të Klevis Balliut nga Partia Demokratike, ku pas refuzimit në masë të tij nga anëtarësia e PD së Pogradecit, ku mori numër rekord votash kundër.
Duke dyshuar patjetër se ai nuk është mbështetur aspak nga kreu i PD-së Lulzim Basha, kanë nisur aludimet se djali i Fariut mund të gjej vend në një tjetër parti.
Sipas deklaratës së deputetit Halit Valteri, mendohet se Balliu mund të futet në listat e partisë tjetër të opozitës së bashkuar, asaj të LSI-së.
Valteri tha se Klevis Balliu ka qenë ish këshilltar i Ilir Metës dhe për ketë mendon se ai do të jetë në listat e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
“Me gjithë respektin për Klevis Balliun mendoj se do gjejë vend tek LSI dhe do të jetë te listat e saj. Do doja që të ishte, pasi Klevisi është një politikan i ri dhe punëtor. Ai ka qenë këshilltar i Ilir Metës para se të bëhej deputeti i PD-së”, tha Valteri.
Në lidhje me procesin e votimeve të PD-së, Valteri i cilësoi si farsë, duke i hedhur hi syve të shqiptarëve, pasi në ato votime shkon lista gati nga kryetari i partisë.
“Fakti që u la jashtë nga elektorati i PD, nuk dua të përfshihem fare pasi kam qenë vetë tek ajo parti dhe e di si funksionojnë gjërat.
Atyre u shkon lista gati nga kryetari. Ky proces është si t’i hedhësh hi syve demokratëve, pasi e dimë shumë mirë që në PD vota delegohet nga klanet brenda partisë dhe kush është më afër tyre fiton”, tha Valteri për Report Tv.