• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dërgata e lartë shqiptare në Kiev, një akt politik i pastër

June 14, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Publikimi i fotos nga Edi Rama së bashku me homologun e tij Dritan Abazoviç në bordin e Air Albania, padyshim që do ta vërë nën goditje kryeministrin e ri të Malit të Zi.

Do ta sulmojnë, siç e kanë sulmuar forcat proruse e pranë Kishës Ortodokse Serbe, e ky publicitet i shtuar do të rrisë dozat e akuzave ndaj tij. E nuk është çudi të marrë edhe një mallkim nga Kisha Ortodokse serbe e Malit të Zi.

Gjithsesi duhet thënë se vizita e Edi Ramës dhe Dritan Abazoviçit në Kiev me ftesë të presidentit të Ukrainës Volodomir Zelenski, vjen pas një hapi shumë të fortë, që ka edhe firmën e dy të ftuarve të kreut të Kievit.

Vendimit të fortë për të ndaluar ministrin e fuqishëm të Vladimir Putinit, Sergej Lavrov që të ulet në territorin e Ballkanit. Që duhet thënë, përveç Ramës, vendimi që e bllokoi totalisht Lavrovin të ulet në Beograd ishte ai i qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së Bullgarisë.

Si për “rastësi”, dy ditë pas këtij incidenti qeveria e Bullgarisë ra, si pasojë e largimit të një partie populiste që ka doza të forta proruse.

Vizita e dy anëtarëve të NATO-s në Kiev pas aktit ndaj Sergej Lavrov, është një akt i pastër politik që përcjell një gjeopolitikë krejt të ndryshme të Ballkanit.

Pak ditë më parë, në Ohër, Edi Rama, këtë mesazh e dha edhe në mënyrë literale.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën sarkastike dhe manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq.

Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani do të ishte minimalisht për të. Por Ballkani për të është i mbyllur dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit”, tha Rama në samitin e Ballkanit të Hapur.


        
 
Next Post

Gazetarja e njohur: Vjosa Osmani, një arrogante që po cënon marrëdhëniet me Shqipërinë

Vendi bosh i Kosovës në Air Albania

"Me referendum do ta rrëzojmë ambasadoren" bërtiti Saliu! Ferma e Kafshëve nuk mund të drejtojë Shqipërinë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In