• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dështon marrëveshja për ndërtimin e teatrit të ri, thotë ‘Zëri Amerikës’…por është qeveria që do e ndërtoi pa PPP

February 26, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Në Shqipëri, Bashkia e Tiranës njoftoi sot se nuk arriti dot marrëveshjen me një kompani private për ndërtimin sipas formulës së Partneritetit Publik Privat, Teatrin e ri kombëtar në vend të godinës aktuale në qendër të kryeqytetit.

“Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor”, bëri të ditur Bashkia në një deklaratë.

Ndërtimi i një Teatri të ri sipas një projekti të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingel, u kundërshtua nga një pjesë e komunitetit të artistëve, ndërkohë që mënyra e zgjedhur nga Qeveria ngriti shumë dyshime. Parlamenti miratoi në 2018 një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën një kompanie private që të ndërtonte me fondet e saj një godinën e re. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës.

Në ligjin e hartuar nga Parlamenti, në ndryshim nga një variant i mëparshëm që specifikonte me emër kompaninën shqiptare të ndërtimit “FUSHA”, u la hapësira për garë. Por në të vërtetë, ishte sërish vetëm “FUSHA” që u paraqit në garën e cila u mbyll në gjysmën e dytë të shtatorit 2019.

Qeveria e kishte mbrojtur me këmbëngulje këtë projekt, duke deklaruar se formula e Partneritetit Publik Privat, ishte e vetmja mënyrë për të financuar një projekt të kushtueshëm, të cilin ajo vetë nuk mund ta përballonte me burimet e veta financiare. Kostoja e ndërtimit sipas prijektit të arkitektit danez shkon mbi 30 milion euro. Mirëpo në deklaratën e sotme të Bashkisë theksohet se “nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik”. Madje Bashkia zotohet se puna do të nisë brenda këtij viti për të realizuar po të njejtin projekt për godinën e re të Teatrit. /VOA


        
 
Next Post

Ilir Meta sfidon ndërkombëtarët: Deklaratë në anglisht për tubimin e 2 marsit Ngjela paralajmëron fundin politik të presidentit

Çfarë nuk u pa nga vizita e kryeministrit në Moskë? Rama nxjerr fotot ‘pikante’ me ministrin rus

Meta nxjerr videon e betimit si President: Ndjekësit e "m.asakrojnë" me komente negative

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In