• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Detajet që ngrejnë dyshime nga banka në Angli! Ai i ka Ilir Meta, 100 milionë dollarë pasuri të depozituar?!

January 29, 2023
in Dosja X
        
 

Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën a të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar akuza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, ilir Meta ka festuar Vitin e ri 1999 me floririn e vjedhur.

“Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, deklaronte Berisha për ilir Metën në korrik të vitit 2000.

Që kur skandali u denoncua për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘ilir Floriri’. Ndërkohë Meta në vijimësi i ka mohuar akuzat e Berishës për një implikim të tij në grabitjen e thesarit të shtetit.

Transaksionet në Londër

Ka dhe një tjetër detaj që e lidh Presidentin me pasurinë në Londër. Bëhet fjalë për transaksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët e tij janë shkolluar në Britaninë e Madhe.

Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Presidenti dhe bashkëshortja kanë shpenzuar shuma marramendëse për shkollimin e fëmijëve vetëm me nga një pagë në shtet.

Më vonë, në vitin 2020, shkollimin e fëmijëve në Londër çifti Meta-Kryemadhi, deklarojnë se e mbulojnë me shitje të apartamenteve që janë në pronësi të Kryemadhit.

Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli.

Deri më tani nuk ka ndonjë hetim nga organet e drejtësisë për pasurinë e shumëpërfolur të Presidentit, për të qartësuar nëse ka lidhje me pasurinë në Londër apo edhe për pasuri të tjera në Shqipëri.


        
 
Next Post

Aksidenti i frikshëm në New York, makina ndahet më dysh, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

Daniel Kinahan, lordi ndërkombëtar i drogës dhe manjati i boksit! Ngritja dhe rënia e familjes mafioze irlandeze

SHBA trondit botën me paralajmërimin e fundit: Të jemi gati për luftë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In