• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Dhunuan nënkomisarin: Arrestohen 6 persona dhe pezullohen dy efektivë policie në Sarandë

16/08/2026
in Kronike
        
 

Një konflikt mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave ka përfunduar me dhunimin e Shefit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të 16 gushtit, në rrugën “Butrinti”.

Sipas Policisë, nënkomisari M. B. po kalonte me automjetin e tij në momentin kur ka konstatuar konfliktin mes rojeve të sigurisë dhe disa shtetasve. Ai është ndalur, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Rojet e sigurisë nuk e kanë ndalur konfliktin, por kanë goditur edhe efektivin e Policisë. Ky i fundit ka reaguar në vetëmbrojtje dhe ka mundur të njoftojë shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Rreth një minutë më pas, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë.

Në vijim të kontrolleve, policia ka lokalizuar edhe pjesën tjetër të rojeve të lokalit në një banesë në fshatin Gjashtë.

Pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, janë arrestuar gjashtë persona:

M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit;
E. N., 38 vjeç;
F. H., 35 vjeç;
I. Ç., 34 vjeç;
A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal;
B. S., 29 vjeç, taksist.

Ndërkohë, P. D., 28 vjeç, roje sigurie në të njëjtin lokal, është shpallur në kërkim.

Pezullohen dy efektivë

Në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë.

Bëhet fjalë për inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.

Sipas Policisë, dy efektivët dyshohet se ishin të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti. Ata nuk kanë njoftuar Policinë për përplasjen dhe, megjithëse ndodheshin jashtë shërbimit, sipas autoriteteve duhej të ndërhynin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka dërguar një grup pune në Sarandë dhe ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy punonjësve.

Ndërkohë, hetimet nga Prokuroria e Sarandës vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në ngjarje.


        
 
Next Post

U përjashtua nga Magjistratura për një ngjarje kur ishte fëmijë: Strasburgu i jep të drejtë Shyqiri Manjanit Oficeri kërkesë Kushtetueses

A ndikon përçarja e SHBA-së me Europën te Ballkani Perëndimor?

Pesë shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin e Vlorës! Kryeministri në detyrë Kurti i "shqetësuar" por as numërin e saktë të të lënduarve nuk di: Jemi të tronditur për.. katër qytetarët tanë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved