• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dikur në delir me foton sa 1000 mijë fjalë! Sot, Soni i bandës Becchetti&Co revoltohet me të rinjtë socialistë: O idiotë, delirantë mercenarë, mediokër pa shpirt, servila pa shtyllë kurrizore

February 3, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Sonila Meço është revoltuar me të rinjtë socialistë, pasi ka dëgjuar fjalimet e tyre përballë kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, ata janë idiotë dhe servilë.

“Nuk është as personale e as çështje bindjesh të të pataksë mënyra se si disa të rinj të këtij vendi të shpopulluar i aviten politikës, sidomos asaj, që konsumon më shumë pushtet.

Nuk më shqetësojnë fjalimet publike, se mes tyre kishte edhe ndonjë syresh të tretshëm, por më trishton fakti i zgjedhjes për të hyrë në politikë nga dera më e dërrmuar, më e diskretituar, më e dëmshme dhe e rrezikshme me ndërgjegje të plotë, pa e sfiduar kurrë as dyshimin e as nevojën për servilosje. Se për rebelimin ngjajnë shumë të moshuar”, shkruan Sonila.

“Ajo, që të bën të gajasesh se nuk qan dot është fakti se po përdoren kaq pa rebelim e kundërshti duke menduar se jo vetëm po mahnisin gjindjen, por arritën në shtegun më të afërt të kulmit të karrierës. Ndonjë i ri aty beson verbërisht se hyn në listën e sigurt të kandidatëve për deputet. Ndonjë tjetër pas fjalimit i ka çuar me siguri entuziast dhe në delir sms prindërve: “Urojeni zv. Ministrin e ri të Arsimit dhe Sporteve!”

Si mund t’u besosh atyre të rinjve se do bëjnë ndryshimin me fjalime patetike, kur karshi kishin njeriun-parti, njeriun-shtet, të gjithëpushtetshmin, që listën e deputetëve të qarkut ku bën pjesë vetë e ka në shumicën më të madhe në burg”, vijon ajo.

“I duhesh ti sa për kronikën e radhës në mediat, që ka kapur për të krijuar armatën e servilëve, të mpirëve, të shantazhueshmëve, të frikësuarve në sulltanatin e vet. Sepse ai është gjenerali i ushtrisë së idiotëve të dobishëm, delirantëve mercenarë, mediokërve pa shpirt dhe servilave pa shtyllë kurrizore, që megjithëse e dinë se konkurenca për lëpirje është shumë herë më e lartë se ajo për dinjitet, e kanë më të thjeshtë të nënshtrohen se të rezistojnë.

E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin, derisa i fundit i idiotëve të dobishëm të zgjedhë pashmangshmërisht një të mençur…nga ata që duan e dinë ta bëjnë këtë vend. Por gjer atëherë ju kanë ikur vitet më të bukura të jetës. A ia vlen me çdo çmim nënshtrimi”, përfundon revoltën e saj, Sonila, e cila vetë reflekton dinjitet dhe karakter në gjithë karrierën e saj, që nga koha kur punonte për një mashtrues si Beketi, e deri tani, që punon në një television, që financohet nga lekët e korrupsionit të qeverisjes së Berishës.


        
 
Next Post

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio merr drejtimin e USAID: Funksionet e agjencisë duhet të jenë në përputhje me interesin kombëtar dhe politikën e jashtme të SHBA

Pse Musk dëshiron që USAID 'të vdesë'?

FOTOLAJM/ Të bëhesh klloun në moshën 81 vjeçare! Më fal se nuk të njoh, kush je ti?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In