• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Histori

Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vrasja e komandantit turk pasi i zbuloi fytyrën e mbuluar me shami të motrës!

August 5, 2023
in Histori
        
 

Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.

Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit.

Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë për t’i parë fytyrën.

Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe morrë vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku të katër i vranë komandantin me ushtarët, kurse një nga ata u la i gjallë për t’i çuar lajmin kryekomandantit në Janinë.

Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri.

Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar, Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët.

Trupat turke u versulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luftimeve u vranë dy djem të Nashos që i pagoi 5 mijë napolonat me jetën fëmijëve dhe një luftëtar i Osman Takës, tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.


        
 
Next Post

Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifjeve: Të hënën në orën 10:00 takohemi në SPAK me gjobvënsit

Muzikë portugeze në Sarandë, studentët e mjekësisë dhurojnë spektakël

“Gabimi më i bukur në botë”- Ronaldo ngatërron numër dhe telefonon modelen (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In