Disa javë më parë juristi Romeo Kara doli me një propozim të papritur në rrjetet sociale. Ai propozoi që 15 nëntori të shpallej dita e anti-shqiptarisë, e krimit dhe e paburrërisë.
Këtë deklaratë juristi Romeo Kara e lidh me datën kur ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë teserën e partisë komuniste.
Mirëpo Kara nuk është ndalur dhe sot ka dalë me një reagim tjetër në rrjetet sociale.
“Si sot 52 vite me pare, u pagezua komunisti me numer 108690”, shkruan Kara teksa ka publikuar teserën e partisë së ish-kryeministri Sali Berisha.