• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Ekskluzive

Dje protestuan krahë për krahë “hjeksi”, vrasësi dhe viktimat… për drejtësi!

13/11/2022
in Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar
        
 

Nga Anri Bala

Nuk na e kursyen shfaqjen e radhës: “shkova, ulërita, dështova”… me të njëjtat fytyra, të njëjtën muzikë, të njëjtët pjesmarrës, të njëjtat fjalime, prej atyre që e kanë nxirë, shkatërruar, grabitur, copëtuar dhe degjeneruar këtë vend, e dje na kishin dal për të protestuar me viktimat e tyre për “liri” dhe demokraci”, edhe për pak… drejtësi. Kur them pak drejtësi, e kam fjalën për atë me kushte, pasi të gjithë ata që dalin e pëllasin podiumeve e thërrasin atë me gjysëm zëri nga frika se mos “zgjohet”: “U bëftë drejtësi… por vetëm për kundërshtarin!”

Në dijeninë time, Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë patur lirinë dhe demokracinë pafund dhe e kanë përdorur si pronë të dhuruar nga babai dhe nëna për të sterrosur jetët e një kombi të tërë. Të ripërsëritësh mynxyrat që i ka bërë Berisha dhe Meta kombit shqiptar është humbje kohe, sepse nuk ka njeri me këmbë në tokë që nuk i di, përveç horrave që u kanë shërbyer për kocka dhe llokma nga tepsia e pushtetit kriminal ose disa “sorra” që ëndërrojnë të kthehen në horra, me lugën e pushtetit në brez.

Natyrisht që qeveria duhet ta kuptoj dhe ta lexoj mesazhin e popullit me shumë seriozitet, sepse populli ka shumë probleme ekonomike që kërkojnë zgjidhje. Por a ishte ajo një protestë e popullit, apo e dy maskarenjve që tallen me ata që u besojnë? Njëri që nuk ka lënë krim pa bërë ndaj kombit dhe tjetri, që si i pafytyrë që është, tallet me inteligjencën e shqiptarëve… u qan hallin atyre mijërave që emigrojnë me “emigrantët” e familjes së tij, që hanë 160 mijë paund çdo vit, për tu arsimuar me paratë e grabitura… tonat dhe atyre që ishin aty, që e dëgjonin e duartrokisnin.

Kjo nuk do të thotë, se Edi Rama është i përkryer apo i papërlyer… por ata të dy nuk ishin populli… por dy hallexhinj që po përdornin popullin, ndaj qeveria nuk i lexon mesazhet e asaj proteste.

Ndërsa qytetarët hallexhinj, ishin aty pa e ditur as vetë se ku po shkojnë, por nëse do të ulnin kokat para portës së kryeministrisë, do të ndjehen të turpëruar përballë atyre 4 emrave mbi pllaka bronzi, që u rëgtin shpirti kur shikojnë dy gjaksorët që shkelin mbi identitetin e tyre si dy udhëheqës të një proteste… për “drejtësi”.

Është e turpshme dhe qesharake të shohësh vrasësin, hjeksin dhe viktimën (popullin), të kërkojnë drejtësi së bashku! Kurse nënat e atyre djemve, tronditen kur shikojnë se me sa guxim dhe shpirtligësi hjeksi dhe vrasësi përdhosin sakrificën e bijve të tyre, duke thirrur për drejtësi në vendin e krimit. 

Ndaj i mbulojnë me mallkime të dal nga shpirti: Zoti, ju dhëntë fatin e fëmijëve tanë!/Ekskluzive.al


        
 
Next Post

Shpërthimi në Stamboll që tronditi vendin/ Vendosi bombën në mes të rrugës: Ky është momenti i arrestimit të gruas që shkaktoi tragjedinë (Video)

Dhunimi i gazetarit pranë banesës së tij, Zëri i Amerikës shkruan rreth ngjarjes në Tiranës

Spartak Ngjela: Sali Berisha ka frikë se SHBA mund ta ekstradojë, numri i protestuesve që mblodhi nuk arriti as te Ura e Lanës

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved