Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar për arrestimin e sekserit dhe procedimin penal të drejtuesit të LSI-së në Pukë për blerje votash.
Sipas Spahiut, LSI do të justifikohet duke thënë se aq pak lekë ishin për bakshish e jo për ryshfet. Ndërsa epik është reagimi që Presidenti Meta do të bëjë për këtë ngjarje: “Do i pres dorën, policit që i arrestoj”
Nuk mund të mungonte një reagim edhe nga Ambasada Amerikane, sipas Kreshnik Spahiut: “Quhet peshk i vogël, jo i madh”.
Postimi i plotë:
Sapo u sekuestruan 5 milion lek në LSI për blerje votash:
– Reagon LSI: “Aq pak lek quhen bakshsish, jo rryshfet”
– Reagon Ilir Meta: “Do i pres dorën, policit që i arrestoj”
– Reagon ambasada: “Quhet peshk i vogël, jo i madh”