Regjsori Edmond Budina ka folur në emisionin “Open” lidhur me prespektivën e lëvizjes së tij.Ai ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë “Rama| lidhur me një sërë arsyesh të cilat ai i cilëson skandale. Budina tha se ka shumë plane me këtë lëvizje që po krijon por nuk mund të shprehet duke shtuar se idetë e tij mund të vidhen dhe mund të aplikohen nga grupe të tjera.
Budina tha se rreth iniciativës së tij janë bashkuar të gjithë.
Ndër të tjera ai tha se:
“Në Shqipëri gjithmonë është parë që politikanët janë mortja dhe është arsye se politika nuk është se ka vepruar mirë në të kundër nuk do ishim në këtë gjendje.
Por politikanët janë qytetar dhe kanë të drejtë që të marrin pjesë, ne kemi ftuar edhe socialistë dhe ideja është që të jemi të bashkuar.
Opozita na ka mbështetur dhe në opozitë janë edhe parti të majta, që mbahen për të majta dhe ne i kemi pranuar.
Politizimin e kësaj çështje e ka bërë kryeministri dhe rilindje se nuk më bën zemra që ti quaj socialist.
Vetëm këto dy dit në shtypin e majtë të huaj (kam parë) që janë të tronditur. Politikanët të marrin pjesë dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve mos të mendojë se ata janë padronë”, tha Budina. (TemA)