• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Do të vras ty dhe mbesën e gocën…”, pse u fajësua gruaja e Saliajt për “dhunë në familje”

June 5, 2021
in Aktualitet, Kronike
        
 

Vrasja e Kudret Saliajt, ku u plagos edhe ish-prokurori Adriatik Cama, është paraprirë nga një proces gjyqësor divorci dhe një tjetër për “dhunë në familje”.

Në të parin, viktima ka qenë kërkuesi i zgjidhjes së martesës, ndërsa në të dytin, gruaja e tij është dënuar me burg për “dhunë në familje”. A2 ka siguruar padinë e divorcit, si edhe vendimin e dënimit të gruas së viktimës.

Gruaja e tij, Dhurata Saliaj, po gjykohej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e “dhunës në familje”, kur Kudret Saliaj kërkoi në Gjykatën e Tiranës të divorcohej prej saj.

Në të njëjtën padi, të siguruar nga A2, babai kërkonte kujdestarinë e tre fëmijëve të tij dhe pension mujor nga nëna e tyre. Padia për zgjidhje martese u depozitua në 24 nëntor 2020 dhe këtë të premte ishte seanca e saj e pestë.

Gjatë kësaj kohe, fëmijët e çiftit, të moshës 8, 12 dhe16 vjeç, ishin në kujdestarinë e përkohshme të babait. Sipas të dhënave zyrtare, në seancën e 5 shkurtit, gjykata i dha Dhurata Saliajt të drejtën që të takonte fëmijët e saj çdo të shtunë, nga ora 10 në 12:00, ose në një ditë tjetër pas mbarimit të shkollës, por takimet duhet të zhvilloheshin në prani të një psikologu.

Nga ana tjetër, vendimi gjyqësor për dënimin me 1 vit e 4 muaj burg të Dhurata Saliajt, bashkëshortes së 41-vjeçarit të vrarë, mban datën 11 maj të këtij viti.

Referuar vendimit, një kopje e të cilit zotërohet nga A2, Dhurata Saliaj ishte kallëzuar nga vjehrra e saj për dhunë të vijueshme psikologjike, si edhe për dhunë fizike ndaj fëmijëve të mitur. Vjehrra ka deklaruar telefonatat ku nusja e kërcënonte “do të vras ty dhe mbesën e gocën”.

Në vendim zbardhen edhe rrëfimet e të miturve në prani të psikologut, për momentet kur nëna i kishte qëlluar në fytyrë, i kishte pickuar dhe kanosur se po t’i tregonin babait do t’i hidhte nga ballkoni. Një prej fëmijëve ka rrëfyer kërcënimet e nënës me fjalët “do të vras, do të mbys me litar”.

Në gjykim janë provuar përmes një akt-ekspertimi mjeko-ligjor edhe dëmtime fizike në trupin e një prej fëmijëve të çiftit.


        
 
Next Post

Ministri i Jashtëm grek e thotë qartë: Shqipëria duhet të jetë në BE, nuk duhet të lejojmë minimin e Ballkanit

Hungaria lobon anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit në BE

Mesazhi i fshehtë kërcënues i Sali Berishës për Lulzim Bashën tek “Zonë e Lirë”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In