Juristi Romeo Kara ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale. Ai shkruan se shumë shpejt drejtësia do të godasë në vendin tonë edhe në radhët e ministrave dhe ish-kryeministrave, të cilët na kanë vjedhur 30-vitet e fundit.
Postimi i plotë:
“Sovranistet” shqiptare te koheve te fundit, akoma duan te besojne se, sovraniteti mund te jete nje vjedhje e perjetshme me ane te qeverisjes si dhe vjedhje e perjetshme e te drejtes per re qeverisur me ane te parave te vjedhura.
Sovraniteti i tyre, mashtro per te ardhur ne pushtet, vidh pergjate ushtrimit te pushtetit dhe blej zgjedhjet, tashme iu duket atyre i ligjshem dhe i drejte, pasi per 30 vite politika e vjedhjes fitoi realisht qytetarine ne Shqiperi.
Me kushtetute sovranitetin e ka populli, por me ligje dhe ne realitet, vetem populli nuk ka sovranitet ne Shqiperi.
Sovraniteti eshte degdisur ne derexhene e pazarit politik, dhe populli ne lypes te te drejtave me elementare te tij.
Sovranistet-pazarxhinj as qe e kishin vene ujin ne zjarr lidhur persa me siper, sepse perpjekjet per drejtesi brenda Shqiperise i luftuan, i sabotuan dhe kontrolluan suksesshem, por nuk moren parasysh faktin qe mandata do t’u vinte nga jashte.
Bazuar ne te drejten e deritanishme nderkombetare, ata po flinin te qete se, kjo pune do te ishte perjetesisht vetem nje ceshtje e brendeshme dhe e varur vetem prej tyre.
Harruan se edhe e drejta evolon, e drejta nderkombetare gjithashtu evolon dhe dikur mund te pasurohet edhe me precedente te rinj.
Tashme platforma amerikane per t’a luftuar korrupsionin ne vendet e origjines, po i paraprin pikerisht ketij procesi, risive ne te drejten nderkombetare dhe sovranitetit te bazuar ne moral dhe zbatim korrekt te ligjit.
Shume shpejt Shqipëria do te behet nje shembull unik i luftes kundra korrupsionit, duke zbythur nje elite 30 vjecare politike, perballur ate me drejtesine dhe konfiskuar pasurite e saj.
Edhe pse nuk jane bere akoma publike, pasurite harram te disa prej ish kryeministrave thuhet se jane bllokuar jashte vendit dhe me “fukarait” prej tyre, i jane bllokuar se fundi rreth 5 milione euro.
Pas kryetareve te bashkive, te cilet filluan te procedohen penalisht se fundi, radhen do t’a te tjere kolege te tyre dhe me pas ministrat dhe sigurisht kryeministrat me radhe, si ideues, zbatues dhe garantues te genocidit 30 vjecar, qe elita politike shqiptare, ushtroi ndaj popullit te saj.