Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme për një ndër dosjet më të bujshme të korrupsionit të hetuar nga drejtësia shqiptare, e cila aktualisht është në duart e prokurorëve të SPAK. Dosja e CEZ, për të cilën sot është parë në SPAK dhe Petrit Ahmeti.
I ftuar në emisionin “Log”, Sali Berisha ka thënë se nuk ka frikë nga hetimet dhe se CEZ është zgjedhur me juri ndërkombëtare. Madje, ai bëri fajtor Edi Ramën dhe tha se “Skapi i partisë” duhet ta provojë këtë.
“Sali Berisha është personi që ka vendosur me vendim për shkak të katastrofës së CEZ, është zgjedh me juri ndërkombëtare që ka patronuar të gjithë procesin. Ato që mund të bëjë Skap-i i partisë është ta hetojë me qindra herë dhe të gjejë se i vetmi fajtor është Edi Rama, që i fali CEZ fatura të firmosura borxhe shqiptare që i kishte kompania 620 milionë euro, dhe 3 miliard të tjera. Ishte proces ndërkombëtar ndarja me CEZ-in. Skap-i do gjejë vetëm një kriminel dhe ky quhet Edi Rama”, tha Berisha.
Dosja më e fortë e SPAK është ÇEZ-DIA dhe mes shumë personazheve, kryesori që është pyetur është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i dënuar me 11 vite burg për akuzën e mashtrimit.
SPAK e ka marrë në dorë këtë dosje jo vetëm për dyshimet se aty mund të jetë kryer korrupsion, por edhe për shkak të emrave të ish-funksionarëve të denoncuar, midis tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta.