• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Draft Statuti i BE-së për Asociacionin, u bë me kontributin e Kryeministrit Rama

November 1, 2023
in Aktualitet
        
 

Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga të dyja palët, si nga Kurti ashtu dhe nga Vuçiç.

Draft-statuti i propozuar së fundi nga diplomatët evropianë, e ka një “pikë referimi” dhe kjo është pikërisht drafti i propozuar në qershor të këtij viti nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Asokohe, Kryeministri Rama njoftoi se i kishte përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe, për të cilin kishte vënë në dijeni dhe presidentin e KE-së, Charles Mishel dhe palën amerikane.

Burime diplomatike në BE deklaruan se Drafti i Ramës për Asociacionin, ishte një “tekst serioz“ për Bashkimin Evropian. Siç deklaronte Rama, drafti i propozuar prej tij ishte punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se dy palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.

Dhe ky moment erdhi. Sulmi që ndodhi në Banjskë, rriti tensionet Prishtinë-Beograd, ndaj dhe ndërhyrja e BE-së ishte emergjente për të stabilizuar situatën.
Takimet e ndara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me liderët e shteteve kryesore të BE-së ishin hapi pozitiv drejt një marrëveshjeje mes palëve ku fokusi ishte Asociacioni.

Këtë aspekt të draft Statutit të BE-së, cek në opinionin e tij edhe gazetari, Vitjon Nina. Me titullin: E tani, çfarë do t’i thonë Ramës?!, ku ai analizon se marrëveshja e arritur në Bruksel është edhe një kontribut i Kryeministrit Rama.

Sipas tij në mbyllje të draftit të dakordësuar, shkruhet shprehimisht se Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-të, kanë dhënë pëlqimin dhe mbështetjen e këtij drafti, ndërsa në fillim të tij, po aq qartësisht shkruhet se është marrë për bazë në hartimin e tij: PM Rama’s

Kështu bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Evropian për një marrëveshje që synon normalizimin e raportit mes Kosovës dhe Serbisë bëhet pikërisht drafti i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Dhe siç paralajmëronte Rama, 5 muaj më parë “Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjithë forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”


        
 
Next Post

SPAK regjistron incidentin në Kuvend! Pas PS-së, dorëzon kallëzim edhe dhunuesi sipas mësimeve të Saliut: Na provokoi

VIDEO: Rithemelimi bllokoi Komisionin e Ekonomisë: Socialistët tallen duke i nxjerr blof! Do zhvillohet "on line" madje duke ngrënë bakllava

Padia e PS për dhunën në Kuvend, SPAK nis hetimet, urdhëron sekuestrimin e pamjeve filmike

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In