• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Drejtësi apo kërdi?! Gjykata e shkallës së parë Tropojës rrëzon vendimet e Apelit?!

August 6, 2018
in Aktualitet
        
 

Në një seancë gjyqësore me një palë, Gjyqtari Sami Ujkashi i gjykatës së shkallës së parë Tropojë bllokoi veprimet përmbarimore për ndalimin e punimeve të hidrocentraleve të Valbonës, të cilat i kishte urdhëruar Gjykata Administrative e Apelit, duke argumentuar se kompania ka marrë nga qeveria “në heshtje” një zgjatje të lejes së punimeve.

Në një rast tjetër të drejtësisë disfunksionale, një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili urdhëronte ndalimin e punimeve ndërtimore për hidrocentralet e Valbonës si “masë sigurimi padie”, Gjykata e Faktit në Tropojë urdhëroi bllokimin e ekzekutimit të këtij vendimi me argumentin se kompania koncesionare ka marrë “në heshtje” nga qeveria një leje të re ndërtimi.

Gjykata e Tropojës thotë se pranon kërkesën e kompanive “Dragobia Energy” dhe “Gener 2” dhe urdhëron “Pezullimin e veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e vendimit të kalimit në ekzekutim të detyrueshëm duke urdhëruar pezullimin e këtyre veprimeve përmbarimore të detyrueshëm deri më datën 31.01.2019”.

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë vendosi në qershor 2018 pranimin e kërkesës për “masë sigurie” të banorëve të luginës së Valbonës dhe urdhërimin e pezullimit të punimeve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes në themel.

Në vendim, tre gjyqtarët e Gjykatës Administrative arsyetuan” “Gjykata çmon se kërkimi për pezullimin e punimeve në bazë të aktit administrativ të kundërshtuar me padi si i pavlefshëm përligjet si masë e sigurimit të padisë”. Për këtë arsye, ajo vendosi: “Pranimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padusë duke urdhëruar pezullimin e punimeve”.

Ndonëse Gjykata mori këtë vendim, punimet nuk janë ndërprerë për asnjë çast, thonë banorët e Valbonës.

Banorët iu drejtuan një përmbaruesi gjyqësor për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, i cili njoftoi palën, (kompaninë koncesionar) për ekzekutimin e vendimit në datën 2 gusht si dhe bëri kërkesë për ndihmë nga Policia e Tropojës. Por në 31 korrik 2018, gjyqtari Sami Ujkashi vendosi të interpretojë vendimin e Gjykatës Administrative si dhe të rrëzojë kërkesën e përmbaruesit gjyqësor për zbatimin e vendimit duke argumentuar se kompania ka marrë “në heshtje” një leje të re ndërtimi, e cila sugjerohet se është e ndryshme nga leja që u pezullua nga Gjykata Administrative e Apelit.

Sipas vendimit, kompania koncesionare thotë se ka aplikuar për shtyrje të afatit të punimeve, se nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli Kombëtar i Territorit brenda afatit 45 ditor dhe se për këtë arsye, mungesa e përgjigjes për shtyrjen e vendimit përbën “miratim në heshtje”. Për gjykatën e Tropojës ka pak rëndësi që Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur pezullimin e punimeve të kryera në bazë të lejes për të cilën është kërkuar shtyrja. Gjyqtari i vetëm Sami Ujkashi pranoi në “dhomë këshillimi” kërkesën e kompanisë dhe urdhëroi pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.

Kompania Gener 2 ka marrë leje koncesionare për ndërtimin e disa hidrocentraleve të shumëdebatuara në lumin Valbonë, të cilat banorët e zonës dhe aktivistët e mjedisit i konsiderojnë si shkatërrimtare për mjedisin e këtij parku kombëtar./BIRN


        
 
Next Post

Lamtumirë prezervativë, ky është fruti që nuk i lejon meshkujt të lenë femrat shtatzënë

Gabimet e femrave, të cilat meshkujt nuk i falin kurrë

Kina prodhon trenin “smart”, përdor vijat e bardha si shina (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In