Të dhënat e koronavirusit në Lombardi sot janë pozitive dhe ngushëlluese. Kështu deklaroi përfaqësuesi për Mirëqenien, Giulio Gallera, gjatë një lidhje direkte në “Facebook”.
“Është stabilizuar rritja dhe po dëgjojmë të njëjtën gjë dhe nga spitalet, ka një rënie të lehtë por konstante. Spitalet tona po nisin të marrin frymë”, -tha Gallera.
Në Lombardi, rastet pozitive me koronavirus arrijnë në 47.520, në ngritje me 1455 nga njëra ditë në tjetrën, me 40 raste më shumë se një ditë më parë të shtruar në spital, 30 më shumë se ata të shtruar në terapi intensive për një total prej 1381 krevate të zëna.
“Vdekje janë ende të larta. Nga dje deri sot pati 351, për një total prej 8311 viktima nga koronavirusi. Rritet numri i personave të dalë nga spitali, 26.026 nga 24.992 që ishte dje”, shkruan Gallera në “Facebook”.