Mjeku Isuf Kalo i jep përgjigje edhe pyetjeve të të gjitha qytetarëve për paqartësitë që kanë.
I pyetur nëse të bërit dush çdo natë para gjumit mund të mbante larg virusin, mjeku Kalo u përgjigj se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Ndryshe ai këshillon se duhet ta mbajmë trupin të hidratuar.
“Trupi nuk duhet të jetë i thatë, këshillohet të pijnë herë pas here ujë”, tha ai.
Gjithashtu ai deklaroi se jo vetëm moshat e mëdha, por edhe të rinjtë që janë të sëmurë me diabet janë të rrezikuar përballë COVID 19.
“Edhe moshat e reja janë vulnerable nëse janë të prekura nga diabeti..Për herë të parë ka një fushatë që t’i jepen këshilla të moshuarve, unë mendoj që edhe të rinjtë duhet të jenë më të kujdesshëm përballë këshillave” tha ai në News24.
“Ne duam që trupi të rezistojë. Ekuilibri i mirë i diabetit shton rezistencën. Këta besojnë se vitamina C do t’i shpëtojë dhe pinë lëng limoni, por që kjo rrit menjëherë sheqerin”.
Por çfarë duhet bërë për të mposhtur koronavirusin që po i tmerron të gjithë?!
“Janë shumë dimensione që duhen parë. Duhet të fillojë me shumë urgjence edukimi i stafit, që do përfshijmë. Menjëherë do menduar si do organizohen këto kurse, a do merren vetëm student të viteve të fundit apo stazhierë, cilët infermiere na duhen. Do duhet një kualifikim. Por, edhe mjekët pensionistë, që ka kohë që sistemi nuk i përdor. Gjëja e parë, duhet të vendosen burimet njerëzore. Pika tjetër janë shtretërit, sa duhen. Kemi gjithsej 8 mijë shtretër, që janë pak. Duhen shfrytëzuar ambientet që kemi. Nuk e di a mund të futen spitalet jopublike”, tha ai