• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dvorani nis betejën me KLGJ: Kërkon listën e vendeve vakante në gjykatat e Apelit! Komisioni mblidhet sot për të vendosur

July 23, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ish kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ka nisur betejën e tij me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pas vendimit të Këshillit për shkarkimin nga detyra të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë me argumentin se i ka mbaruar mandati, atij i është propozuar që të jetë pjesë e gjykatave të Apelit.

Por përpara se të vendosë a do të jetë pjesë e gjykatave të Apelit apo do të vijojë më tej betejën, Dvorani i ka kërkuar KLGJ-së përmes një shkrese një listë me vendet vakante në Gjykatat e Apelit, për të marrë vendimin nëse i përshtaten apo jo. Por sipas informacioneve, KLGJ ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese, por e ka futur në rendin e ditës dhe do të diskutohet gjatë mbledhjes ditën e sotme. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KLGJ bëri me dije se caktimi i Dvoranit në një nga Gjykatat e Apelit do të diskutohet dhe më pas votohet nga anëtarët.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës; Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës për rikthimin në detyrë të znj. Ariana Gaçi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës; Shqyrtimi i relacionit “Mbi situatën e pritshme të caktimin në pozicion të të sapodiplomuarve për magjistratë, profili gjyqtar”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës; Shqyrtimi i projektvendimit “Për publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Por pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe automatikisht edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Dvorani e cilësoi si një gafë të paimagjinueshme këtë vendim, duke lënë të hapur edhe mundësinë e apelimit. Ndërkohë që pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Dvoranit gjatë këtyre ditëve, nëse do pranojë të jetë pjesë e gjykatave të Apelit apo do vijojë me betejat ligjore me KLGJ.

Ja si lindi konflikti Meta-Dvorani

Presidenti Ilir Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi drejtuar nga Dvorani dhe Presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS i Bashkimit Europian dhe OPDAT e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por si EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit. Kujtojmë që lufta e ftohtë me akuza dhe padi deri në SPAK mes Metës dhe Dvoranit filloi që vitin e kaluar, pasi KED është institucioni që bën përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Pikërisht për këtë, pra renditjen dhe listat me pikëzimin, që i dërgoi Parlamentit dhe tij, Ilir Meta akuzoi Ardian Dvoranin dhe çështja shkoi deri në Komisionin e Venecias.


        
 
Next Post

Mynyr Koni “luftë me mullinjtë e erës”, sulmon ministren e Arsimit dhe këmbëngul se nuk do të lejojë zgjedhje më 30 korrik

Dorëheqja e taktike e Gjin Gjonit në prag të përballjes me Vetingun deri tek mbrojtja nga Berisha, Gjin Gjoni: Pasuria ime është e ligjshme, e ka investiguar ish- kryeministri..

Rama në Kuvend: Unë sot do e shtyp butonin për Lulzim Bashën..

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In