• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy “heronjtë” e trembur Berisha Meta qajnë demokracinë shqiptare, por “The Economist”: Shqipëria, një nga 10 performuesit më të mirë në 2022

February 2, 2023
in Aktualitet
        
 

Shqipëria është përmirësuar për të tretin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, duke u vlerësuar si një nga 10 performuesit më të mirë në vitin 2022, e publikuar nga revista e njohur The Economist.

Raporti i The ekonomist për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n.

Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71.

Demokracinë më të ulët në rajon e ka Bosnjë-Hercegovina, në vendin e 97 ndërsa Kosova nuk përfshihet në këtë renditje. Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës.

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride. Në vitin 2022, rezultatin më të lartë Shqipëria e ka në treguesin e lirive civile me 7.35 pikë.

Treguesi i dytë me pikëzimin më të lartë është procesi zgjedhor dhe pluralizimi 7 pikë, i ndjekur nga funksionimi i qeverisë 6.43 pike dhe kultura politike 6.25 pike.

Treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë. Ndërkohë në raport theksohet se demokracia ne rang global ka shume pak përparim. Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve.

Sipas raportit, pothuajse gjysma e botës jeton në një lloj demokracie, ndërsa më shumë se një e treta jeton nën sundim autoritar.


        
 
Next Post

Berisha sulmon Duçkën, ndërkohë që Liria i ka kërkuar dikur t'i “rregullojë” motrën jashtë

Tre gjyqtare kanë punuar si prostituta, njëra me tatuazhe në pjesë intime, një klient u befasua kur doli para saj si i pandehur

A e di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In