• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy tërmete të forta godasin Evian në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Athinë

June 7, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Dy tërmete të forta goditën mesditën e kësaj të diele ishullin Evia në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme në disa zona. Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë dhe rajonet përreth.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti i parë u regjistrua në orën 12:58 me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe me thellësi rreth 5 kilometra. Vetëm pak minuta më vonë, zona u godit nga një tjetër tërmet më i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë Prokopit në Evian veriore.

Autoritetet lokale raportojnë dëmtime në banesa në Prokopi dhe Dafnusa, ndërsa në disa segmente rrugore janë shënuar rrëshqitje dherash dhe gurësh. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas kryebashkiakut të Mantudit, Janis Capurniotis, ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të verifikuar situatën dhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga lëkundjet.

Ndërkohë, sizmologët grekë janë shfaqur qetësues. Profesori i sizmologjisë Kostas Papazahos tha në një intervistë për CNN se bëhet fjalë për një zonë që ka prodhuar edhe më herët tërmete të kësaj magnitude dhe se nuk ka arsye për alarm.

Edhe sizmologu Athanasios Ganas tha se rajoni njihet për aktivitete sizmike që arrijnë deri në 5.5 ballë, por shtoi se është ende herët për të përcaktuar nëse tërmeti 5.2 ishte lëkundja kryesore.

Përveç dëmtimeve në banesa dhe dyqane, mediat greke raportojnë se dëme janë shënuar edhe në kishën e Shën Gjergjit pranë Prokopit, ku në momentin e tërmetit po zhvillohej një ceremoni pagëzimi. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe vijojnë vlerësimin e pasojave.


        
 
Next Post

Protesta për Zvërnecin, Richard Grenell shpërndan deklaratën e Ramës

"Mos fol për protestën o gomar"! Qytetarët "masakrojnë" Flamur Nokën

Berisha ndërron mendje dhe nis kritikat kundër projektit për Zvërnecin, ndërsa PD mobilizohet të pushtojë protestën e sotme

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In