• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dyshimet se goli i Zvicrës erdhi nga pozicioni jashtë loje, reagon FIFA: Ishte një gabim teknik që nuk ndikoi në punën e VAR-it

June 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kombëtarja e Zvicrës u ndal 1-1 nga Katari në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Botës. Helvetët kaluan në epërsi falë golit të Breel Embolo nga penalltia në minutën e 17-të. Megjithatë, goli shkaktoi menjëherë polemika për shkak të dyshimeve për një pozicion jashtë loje në aksionin që parapriu fitimin e penalltisë.

Aksioni nisi me një depërtim të Remo Freuler, i cili u rrëzua në zonën e penalltisë nga portieri i Katarit, Mahmoud Abunada. Gjyqtari akordoi penallti, ndërsa vendimi për faullin nuk u kontestua.

Megjithatë, VAR-i e shqyrtoi situatën për disa minuta, pasi ekzistonin dyshime se Freuler mund të kishte qenë në pozicion jashtë loje në fillim të aksionit. Pamjet e transmetuara në televizion krijuan përshtypjen se lojtari zviceran ishte përtej vijës së fundit të mbrojtjes, por nuk pati një konfirmim zyrtar.

Në një reagim të mëvonshëm, FIFA ka pranuar se ndodhi një gabim teknik dhe ishte e pamundur që pamjet të transmetoheshin në kohë, ndërsa ka sqaruar se në dy rastet e diskutuara, pozicioni ishte i rregullt, duke treguar edhe pamjet.

“Gjatë ndeshjes Katar – Zvicër në zonën e Gjirit të San Franciskos, një ndërprerje e shkurtër teknike pengoi gjenerimin e grafikës së animacionit të pozicionit jashtë loje përpara penalltisë së akorduar për Zvicrën në minutën e 14-të. Problemi u zgjidh shpejt.

Rrjedha e punës së VAR-it nuk u ndikua nga ky problem dhe ndoqi procedurën normale gjatë verifikimit të vendimit në fushë. Vijat e përdorura nga VAR-i për të kontrolluar pozicionin e lojtarëve përkatës nuk tregonin se lojtari sulmues ndodhej në pozicion jashtë loje në asnjërën nga dy situatat menjëherë përpara vendimit për penallti”, thuhet në reagimin e FIFA-s.


        
 
Next Post

VIDEO/ Jelekë ftohës, ventilatorë dhe staf mjekësor në gatishmëri, Gjermania e Spanja në betejë me vapën e Botërorit 2026

Mario Banushi, fëmija mrekulli “i teatrit grek” i cili i iku Shqipërisë dhe u nderua me Luanin e Argjendtë të Venecias

Indeksi i jetesës 2025- 2026, pabarazia mbetet sfidë kryesore, "ALTAX": Shqipëria jeton shumë herë më mirë se një dekadë më parë:

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In