• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E dashur ambasadore: Do votoj Tom Doshin, jo Fatmir Mediun!

March 25, 2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore
        
 

Nga Bledi Mane

320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë.

Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë.

U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra.

Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhe.

I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet.

Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste.

Ndërkohë mileti pret që Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës, ti e dashur Yuri Kim çdo ditë i je qepur kandidatit tjetër Tom Doshi, ta ndalosh për të kërkuar votat e elektoratit.

Më thuaj, më trego e proklamo krimet e Tomës. Më oriento duke faktuar nëse Tom Doshi ka qenë ndonjëherë në pushtet si ministër, ka vrarë apo ka vjedhur paratë publike, është hetuar apo dënuar për krime e çfarë borxhi i ka Amerikës ky politikan shqiptar?

Unë jam elektorati në dilemë që nuk di për kë të votoj më 25 prill. Unë sapo të tregova 26 të vrarët e Gërdecit të Fatmir Mediut, është rradha jote ambasadore të më tregosh Gërdecin e Tom Doshit!


        
 
Next Post

Lista e shitur e Bashës: Si u mashtrua anëtarësia dhe emrat që u fshinë?

U rreshtua me PS, reagon për herë të parë aktori Robert Ndrenika: Zot çfarë çudirash! Më shan djali i shokut Ali Manaj pse paskam bërë spot. Ky ga..ruci…

"I biri i Skënderbeut" Neritan Liçaj merr shpatën e PD-së: O pjella bastarde, këtë radhë do fitojë Lulzim Basha. Do e shikoni çfarë do iu bëjmë ne bijtë e Skënderbeut, tik tak, tik tak

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In