• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

E la të vdekur para spitalit motrën e Domenico Forastefanos, një nga eksponentët historikë të klanit ‘Ndrangheta dhe tentoi të arratisej drejt Shqipërisë: Zbulohet e shkuara e “Majmunit” me grupin e “Mama” me Lindita Kondakçiun!

20/08/2026
in Diaspora, Kronike
        
 

Elvis Metvelaj do të qëndrojë në burg në Itali. Gjykata e Barit konfirmoi arrestimin e 42-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij, Ornella Forastefano, 46 vjeçe. Ajo u gjet e plagosur rëndë para spitalit të Trebisacce, një qytet bregdetar në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë, ku ndërroi jetë pak më vonë nga plagët e marra.

Sipas hetimeve, gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit. Rreth orës 03:00, 46-vjeçarja u dërgua para hyrjes së spitalit me plagë të thella dhe trauma në të gjithë trupin. Mjekët e futën menjëherë në urgjencë dhe u përpoqën t’i shpëtonin jetën, por dëmtimet rezultuan fatale.

Që në orët e para pas vdekjes së saj, dyshimet e karabinierëve u përqendruan te partneri shqiptar, i cili ishte zhdukur. Ndërsa hetuesit po rindërtonin lëvizjet e tij, Metvelaj kishte marrë rrugën drejt Barit, qytetit port në brigjet e Adriatikut. Ai u arrestua aty, teksa po përpiqej të hipte në tragetin që do ta sillte në Shqipëri, vetëm pak orë pas krimit që ai e mohon

Tashmë gjykata ka vendosur ta lërë në paraburgim dhe dosja i është kaluar Prokurorisë së Castrovillarit, që ka juridiksion për hetimin.

RAI raportoi se 42-vjeçari ishte i njohur për forcat e rendit për precedentë penalë të lidhur me drogën. Sipas të njëjtit burim, ai dhe viktima kishin jetuar bashkë prej rreth një viti.

Ornella Forastefano drejtonte një bar në qendër të Trebisacce bashkë me dy djemtë e saj. Mediat italiane raportojnë se ajo ishte motra e Domenico Forastefanos, i konsideruar si një nga eksponentët historikë të klanit ‘Ndrangheta në zonën e Sibaritide, ndërsa babai i saj, Antonio Forastefano, ishte vrarë në vitin 1999 teksa dilte nga biznesi i tij në Marina di Sibari.

Megjithatë, Prokuroria e Castrovillarit thekson se deri tani nuk ka elemente që e lidhin këtë krim me historinë e familjes dhe asnjë pistë nuk është përjashtuar.

Nga dosja e drogës te akuza për vrasje

Emri i Elvis Metvelajt nuk është i panjohur për autoritetet italiane. Përpara se të arrestohej si i dyshuar për vrasjen e partneres së tij, 42-vjeçari ishte përmendur edhe në një nga hetimet e bujshme të trafikut të drogës në Kalabri, ku u përfshi edhe këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi.

Sipas mediave italiane të kohës, të cituara edhe nga Shqiptarja.com në vitin 2013, Metvelaj figuronte në listën e personave të dyshuar si pjesë e një grupi të përbërë nga rreth 20 persona, që hetohej për trafik ndërkombëtar droge. Në atë kohë ai ishte 24 vjeç, banonte në Trebisacce dhe njihej me pseudonimin “majmuni”.

Në të njëjtën dosje u përfshi edhe këngëtarja lirike Liljana Kondakçi, e cila u dënua në Itali me 2 vjet e 8 muaj burg për transport droge. Mediat italiane raportuan se ajo njihej me nofkën “mamaja”, ndërsa autoritetet dyshonin se organizata drejtohej nga Fisnik Smajlaj. Vetë Kondakçi i mohoi gjatë gjithë kohës akuzat.

Më shumë se 13 vite kanë kaluar nga ajo dosje. Por emri i Elvis Metvelajt është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve italiane, kësaj radhe nën akuzën për vrasje.


        
 
Next Post

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t'u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

Moti përmbyset në Evropë, Italia, Sllovenia dhe Kroacia në alarm për stuhi, tornado dhe reshje deri në 200 mm

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved