Pas akuzave që vazhdon të hedhë opozita dhe Presidenti Meta ndaj qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama ka reaguar sot nga Durrësi ku nuk i kurseu notat e ironisë.
Rama u shpreh se ‘vajtojnë ende për atë ngrehinë të Teatrit’ dhe e përdorin si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri.
“Ku i çuat paratë që iu dha bota? Pse i vodhët?”, kryeministri Rama i përgjigjet ashpër opozitës dhe iu kërkon ndjesë ndërkombëtarëve
“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri.
Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.”, tha kryeministri.