• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E vetmja gjë ilegjetime në PD është pakica që hesht për Berishën

May 22, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga Mero Baze

Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike është legjitime. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që Berisha mund ta çojë atë në fitore apo mund ta bëjë më të vogël. Kjo ka të bëjë me faktin që ajo PD që ka mbetur përfaqëson Sali Berishën. Ndaj rizgjedhja e tij është jo vetëm legjitime, por dhe rruga e vetme që kjo PD e mbetur të ekzistojë.

Presioni i opinionit publik ndaj rizgjedhjes së tij është i padrejtë. Gara me të në PD është formale dhe ndoshta dhe hipokrite.

Problemi që ka Partia Demokratike është pikërisht se ajo PD që ka mbetur është Sali Berisha. Të vetmit që duhen sulmuar sot nuk janë ata që zgjedhin Berishën se e duan, por ata që janë aty dhe nuk e duan. Ata maskojnë një PD që duket në të vërtetë më e madhe se sa është.

Partia Demokratike ka arritur në këtë pikë duke u reduktuar vetëm në një repart ushtarak të Berishës prej atyre që nuk e duan dhe rrinë aty, dhe jo prej atyre që e duan.

Dhe ai i di dhe i njeh të gjithë ata që nuk e duan, ata që i afrohen për t’u bërë deputetë edhe pse e dinë që nuk i çon në fitore, ata që PD e kanë bordero dhe jo parti.

Për vite më radhë, gati për 35 vite me radhë, ata që nuk e kanë dashur Berishën në PD kanë folur dhe kanë ikur. I fundit ka ikur Salianji. Secili prej tyre, para se të fliste e të ngrinte zërin kundër tij, ka pasur mëkatet e veta, por janë mëkate që lahen kur ti hyn në betejë me të.

Këta që nuk e duan dhe rrinë me Berishën janë i vetmi element ilegjitim në PD. Ata nuk përfaqësojnë askënd, as demokratët që duan Berishën, as PD-në e vërtetë, e cila është më e vogël pa ata, por as vetveten.

Ata nuk guxojnë të përfaqësohen me votë kundër përballë Berishës. Ata rrinë aty si rrogëtarë, fshihen duke pritur listat e reja të deputetëve dhe gëzohen që Berisha e varros PD-në, pasi ata janë njëkohësisht dhe të fituar nga humbja dhe të pafajshëm pasi fajin e ka Berisha.

I vetmi keqkuptim i tyre është se kur Berisha të ikë e ta marrë Zoti, ata do kenë shanse të jenë pasardhës pasi i kanë qëndruar në rresht në ditë të vështira. Fiks atë ditë ata do jenë më të përjashtuarit nga të dy palët, edhe nga ata që ka përjashtuar Berisha dhe nga ata që i kanë pranuar këta me imponim se i duheshin Berishës të dukej që kishte dhe njerëz që nuk e donin brenda partisë.

Këta janë të vetmit njerëz ilegjitimë sot në atë që quhet PD. Berisha dhe të tjerët janë në shtëpi të tyre, në një biznes privat në funksion të Berishës, që ai do ta mbajë çelur derisa të ketë çelur sytë. Pastaj pas tij qameti. Që në fakt nuk do jetë qamet, por shpëtim.


        
 
Next Post

Ana Kabashi ndez tapetin e kuq në Kanë me fustanin elegant të Christina Crawford, paraqitja e saj po bënë xhiron e rrjetit

Komedia për të qarë e PD-së… Kë doni kryetar të përjetshëm Saliun apo Berishën?

Kryeministri hungarez, Magyar: BE-ja rrezikon besueshmërinë nëse lë pas Ballkanin Perëndimor

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In