Analisti i njohur Frrok Çupi e ka cilësuar makabritet deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha pak ditë më parë se është gati të sakrifikojë edhe fëmijët e tij si të Adem Jasharit, nëse do të ketë nevojë vendi.
I ftuar në studion e “Report TV”, ndërsa komentoi gjuhën e ashpër të përdorur nga Meta javët e fundit, Çupi u shpreh se Presidenti po ndez flakët e akteve terroriste në vend.
“Meta po ndez flakët e akteve terroriste në vend që po thotë se unë djeg fëmijët e mi për atdheun, thirrje kamikazës, makabritet i madh, e papranueshme, do të thotë se te njerëzit e dobët, të dobët emocionalisht, ekonomikisht, dërgon mesazhe se atë ditë duhet ët ketë luftë qoftë edhe brenda llojit. Nuk ka ndodhur kurrë, askush nuk ka të drejtë të thotë se unë do të ther fëmijët”, tha Çupi.