• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Edi Rama i përgjigjet Bardhit me fjalët e Çurçillit: Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument.

18/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Gazi i bardhë që nxjerrë vetëm tym të zi sulmojë Ramën për çeshtjen Beccheti:

Por se çfarë marrëdhënie ke ti me të, herë miqësi, herë pastaj ta prishi, herë do ta fusësh në burg, herë e kërkon drejtësia, për momentin ai ka marrë lekët e shqiptarëve për shkak të papërgjegjshmërisë tënde, e përsëris, i ka futur në xhep. Do kthehen? S’dimë a do kthehen apo jo, se nga ‘s’ka marrë’ te ‘do kthehen’ është një hapësirë shumë e madhe. Por, meqë ke ardhur në seancë, përgjigju pse shkel në mënyrë të vazhdueshme vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë? Për këtë do duhet t’i jepni llogari Parlamentit.

Edi Rama: Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument. Ndërkohë që unë jam këtu prezent me zërin tim, e dëgjuan të gjithë, unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë zero lekë. Nuk thashë, sepse nuk ka ndodhur, se po të ndodhte kjo do ishte në librat e llogarive të shtetit shqiptar, që ai ka marrë dhe do t’ia marrim mbrapsht. Unë thashë që ai ka marrë zero lekë. Fondi është një fond i ngrirë deri në fund të procesit.

Pikërisht sepse, ndryshe nga çfarë mendoi ai që u kthye në heroin e këtyre këtu, që nuk lënë pleh pa e kthyer në hero për të sulmuar me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe me çmimin e përbaltjes së Shqipërisë, palën tonë. Ndërkohë që sot, pikërisht pse çështja e arbitrazhit nuk u mbyll ashtu sikundër ëndërronte ai subjekt, ne jemi në disa procese dhe zero lekë ka marrë, zero lekë do të merren. Kjo është e vërteta.

Për sa u përket pastaj 34 milionëve e 450 milionëve, e 70 milionëve, e 80 milionëve, kjo është një përpjekje shumë e vjetër që ka po të njëjtin rezultat: rrokanisje pa fund kokës së shqiptarëve dhe, në fund, ballit nga shqiptarët sa vijnë zgjedhjet. Dhe përsëri shqiptarët ballit, sa vijnë zgjedhjet, do t’ju japin për të gjitha këto që bëni. Sepse sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Kjo është e vërteta.

Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do flas, patjetër që do flas, dhe do flas kur dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Po do flas, këtu jam për të folur. Po dëgjoj njëherë të gjitha mendjet e ndritura të mendimit juridik të Parlamentit dhe pastaj do them dhe unë ato që mendoj si një piktor i rëndomtë.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved