Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka reaguar pas lajmeve se truproja e tij është rrahur me dy nga militantët e Partisë Demokratike gjatë procesit zgjedhor për të qënë pjesë e listës së deputetëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 25 prillit.
Ai shkruan se lajmi nuk është i vërtetë dhe ka postuar foto me dy personat për të cilët u përfol se ishte përplasur fizikisht.
“Live me miq të mirë! Sot mbyllëm me sukses një nga proçeset më demokratike jo vetëm në Shqipëri por për të gjithë rajonin.
Nga lajmet dashakeqëse të Naltmadhnisë me larvat e tij Carlo Bolino dhe Mero Baze gjeta shkas të festoj me miqtë e mi Darvin Zalla banor i njësisë 5 dhe Jetmir Prençi banor i njësisë 7, njëkohësisht djali i mikut tim Shemsi Prençi!,“-shkruan Mziu.
Është komike, por një nga militantët e përfshirë, Jetmir Prençi ka qenë më herët militant i PS, madje i përfshirë në “aksione” si shkulje flamujsh të PD, etj.
Madje në 2013, babai i tij, Shemsi Prençi, shpallte se do ta jepte jetën e djalit për Edi Ramën. Si për ta bërë edhe më qesharake situatën, deklaratat e Prençit asokohe janë botuar me bujë pikërisht nga dy botuesit që i quan larva Xhelali sot.
Më poshtë, një titull i ish-gazetës Shqiptarja në 2013: