• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë të qoftëlargut!

September 29, 2022
in Blog
        
 

Nga Namik Dokle

Një telefonatë, dje vonë, nga një numër i panjohur, por me prefiks +1, nga SHBA.

-Kush jeni- e pyes?

-Dervishi nga Menkulasi, të flas nga Amerika. Më kujton?

Jemi njohur në vitin 1994, në referendumin e Kushtetutës.

-E si mos të të kujtoj, o Dervish? Harrohen ato vite?

Më tregoi që më kishte dërguar dy foto nga ato të referendumit, të ditës më të veçantë të asaj fushate.

Kishim mbaruar takimet në Miras (Bozhigrad) e fshatra të tjerë e po ktheheshim për në Bilisht.

Dikujt, dhe dihet se kujt, i kishin prishur midenë ato takime dhe… kur po kalonim një përrua afër Menkulasit, na preu rrugën një kamion i madh.

Nga karroceria e kamionit zbritën më shumë se një duzinë burrash që tundnin cfurçe, lopata e ku di se çfarë tjetër.

“Mbaruam, këta edhe të vrasin”- më tha doktor Sinan Agolli, që e kisha në krah dhe i njihte se nga ishin.

Në atë imtë që na u turrën, të egërsuar, u dëgjua një krismë.

Egërshanët ndaluan dhe unë pashë një djalë të ri, mbi një gur në mes të përroit, me revolver në dorë, që bërtiste:

-Edhe një fije floku t’u prekni, bëhet nami!!!

Egërshanët u stepën e pastaj u larguan me bisht ndër shalë.

– Po ky, shpëtimtari ynë, kush është- pyeta doktor Sinanin?

-Është Doda, djalë Mirdite, dhëndër në Menkulas,- më tha ai.

Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë?


        
 
Next Post

Amnistia fiskale dhe produkti i trafikantit dhe hajdutit Becchetit! Sonila Meço "urdhëron" BE-në: Bllokoni urgjent fondet për Shqipërinë, se po tallet Rama me ju

Heshtja nga sikleti e Alizotit dhe entuziasmi i politikanëve të "djathtë", që u rritën duke kullotur bagëtitë në bjeshkë e në lëndina

Sulmi ndaj Ramës dhe gënjeshtra e madhe e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In