Kryeministi Edi Rama pak minuta më parë Rama, ashtu sikurse bën çdo ditë ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook. Kreu i qeverisë ka zgjedhur një video ku tregon ngritjen e qendrave shëndetësore verore, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh thumbues.
“MIRËMËNGJES dhe me një nga shumë punët e mira që vazhdojnë, nderkohë që ekranet, portalet e kanalet janë të mbushura me baltë, ju uroj një të dielë të qete”, shkruan Rama në diçiturë, duke iu referuar kështu lajmeve për vendimin e presidentit Meta.
Sakaq, kujtojmë se Rama pas këtij vendimi ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.”- shkruan Rama