Investimi dhe mbikëqyrja potenciale e SHBA, për reformën në drejtësi nëpërmjet “Veting”-ut, ka dhënë efekte në shkatërrimin e strukturave të korruptuara e kriminalizuara në prokurori dhe gjykata, me spastrime nga kupola drejtuese e deri në rrethe.
Janë shkarkuar e vetëlarguar, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paprekshëm as nga ligji, të pasuruar me shitje vendimesh në favor të krimit e korrupsionit, duke patur mbrojtjen e krerëve të politikës.
Por ende, brenda sistemit të drejtësisë e në krye të saj, ka gjyqtarë dhe prokurorë, që japin vendime në shërbim të krimit e korrupsionit; por ILD, KLGJ e KLP, nuk i shkarkojnë nga detyra, kur sipas ligjit duhej t’i çonin edhe në pranga nëpërmjet SPAK e Gjykatës Speciale.
Mos-veprimi i këtyre 3 institucioneve sipërore fuqiplotë për pezullim, shkarkim e procedim penal; po justifikohet me argumentin absurd e shmangës, se ata janë në listë për “Veting” dhe duhet pritur radha e procesit.
Mirëpo, për shumë gjyqtarë e prokurorë, radha e shortit të “Veting”, ka kaluar çdo limit ligjor me shtyrje 1 e 2 vite për t’i lënë në detyrë; sepse kanë urdhëruar shefat e këtij instituconi dhe krerë të politikës; madje po ndodh që nuk janë futur as në vitin 2021.
Të gjendur përballë këtij realiteti alarmues që të dënuarit “VIP” po dalin nga burgjet e nuk po izolohen ata që janë të lirë nga drejtësia e vjetër; SHBA-OMN, si investues, drejtues e mbikëqyrës të procesit, kanë kërkuar që gjyqtarë të “kallëpit” Mimoza Kajo e Avni Sejdi, të kalojnë në “Veting” me procedurë të përshpejtuar.
Sipas informacionit, SHBA-OMN, i ka dërguar KPK-së e për dijeni ILD KLGJ e KLP, rekomandimin me 40 emra gjyqtarësh e prokurorësh “blozë”; të cilët duhet të kalojnë në “Veting” brenda muajit janar 2021; si e vetmja mundësi për të ndaluar vendimet e tyre në favor të krimit.
Ja emrat që duhet të kalojnë urgjent në “filtër”
Mimoza Kajo, (Brahimi) Gjykata e Rrethit Tiranë
Gramoz Levanaj Gjykata e Apelit Tiranë
Avni Sejdi, Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë
Bujar Musta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Luan Lusha, Gjykata e Rrethit Kavajë
Ergys Selmani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Piro Sota, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Gerd Hoxha Gjykata Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbana Lluri, Gjykata e Apelit Tiranë
Erjon Bani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Enkeleida Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë
Arjana Gumbardhi, (Caco) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Bledar Bejko,Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Afrim Shehu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Herila Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Erjon Çela, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Albert Kuliçi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Dritan Marku, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Ken Dhima,Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
Çlirim Sino,Prokuroria e Rrethit Fier
Arben Dyla,Prokuroria e Rrethit Lushnjë
Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
Ariola Kristo, (Cërrava) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Anila Capo, (Zere) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kaçe Agolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Gjergji Tako, Prokuroria e Rrethit Tiranë
Mariola Mërtiri, Prokuroria e Rrethit Tiranë
Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë
Albert Demirneli, Prokuroria e Rrethit Tiranë
Lazër Sallaku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kujtim Vranici, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Blerta Marku (Çibuku),Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Naim Tota, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Pali Decolli, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Teuta Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ajola Ymeri (Prençi), Prokuroria e Rrethit Kurbin.
FAKT/ Këta janë skeduar si persona që po shfrytëzojnë tanzicionin e procesit të veting, duke përfituar afatet ligjore të shortit dhe pazaret për shtyrje të procesit; duke shtuar pasuritë me mbyllje hetimesh e vendime gjyqësore, në favor të krimit e korrupsionit.
NË VIJIM/ Lista tjetër, me emrat e atyre gjyqtarëve e prokurëve të tjerë; të cilët, të bindur se nuk do ta kalojnë “Veting”-un, kanë filluar të ecin në gjurmët e këtyre 40 pazarxhinjve të skeduar nga SHBA-OMN, si banda që duhet shporrur urgjent nga drejtësia./Pamfleti