• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Emri i Berishës ende figuron si person non grata në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit! Mos u çudisni edhe sikur të ndodh: Trump i hoqi non gratën Dodik dhe Putinit

June 12, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ende nuk është e qartë nëse SHBA e ka hequr ‘non gratën’ ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço ku tha se emri i Berishës ende figuron si person non grata në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Më tej Spahiu tha se heqja e non gratës ndaj Sali Berishës, nëse është e vërtetë, ka të bëjë me protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve, kundër investimit në Zvërnec.

Spahiu tha se nuk duhet të çuditemi nëse Berishës i është hequr vërtetë non grata, pasi sipas tij, Presidenti amerikan Donald Trump (të cilin e cilësoi si më të keqin në historinë e SHBA-së) i ka hequr non gratat edhe Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Republikës SRPSKA në Bosnjë, Millorad Dodik.

“Nuk ndryshoi SHBA, por ndryshoi Shqipëria. Nuk është rastësi që nuk ia hoqën për 5 vite, por ia hoqën për 5 vite, por 5 ditë pas protestave anti-Trump. Ka një lidhje mes protestave që po zhvillohen dhe vendimit të SHBA-ve. Shtetet europiane janë duke e mbështetur publikisht protestën që kërkon anulimin e vendimit të projektit të Zvërnecit. Jo rastësisht Berisha doli një javë më parë dhe deklaroi se është pro projektit të Zvërnecit. Në politikë nuk ka rastësi. Berishës i duhej që ta këmbente Zvërnecin me një vizë amerikane. Është një aleancë e SHBA-ve me elitën e vjetër, kundër tendencës europiane me elitën e re. A është heqje e non gratës? Është ende e paqartë, sepse sanksionimi i Berishës është me disa pasoja juridike. Po të hapni faqen e DASH, non grata e Berishës ende figuron këtu, nuk është hequr.

Është person i deklaruar në listë për korrupsion serioz. Tani, DASH duhet të sqarojë që e ka hequr tërësisht statusin, apo i ka lejuar vizën e hyrjes, siç ka ndodhur edhe me persona të tjerë nga Kuba apo vende të tjera, të cilët janë lejuar të hyjnë, por statusi nuk ka ndryshuar. Nuk është e qartë çfarë qëndrimi ka për tre anëtarët e tjerë të familjes. E treta, ka një informacion që është ende i papublikuar, që Berisha është ftuar edhe në festën e 4 korrikut në shtëpinë e përfaqësueses së ambasadës, që tregon që ka një lehtësim dhe thyerje të barrierës diplomatike. Ndoshta edhe mund të gaboj, se gabim e kemi thënë që SHBA s’ja heq non gratën Berishës. Por historia tregoi që Trump ia hoqi edhe Dodikut, edhe Vladimir Putinit, atë që e quajti vrasës. Trump është presidenti më i keq në historinë e SHBA-së”, tha mes të tjerash Spahiu.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi në një reagim ekskluziv se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. DASH thotë se marrja e këtij vendimi i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi, DASH nuk përmendi në reagim nëse ky vendim prek edhe familjarët e ish-kryeministrit, të cilët po ashtu 5 vite më parë u futën në listën e zezë të SHBA. Por kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi pretendon se nga non grata janë përjashtuar edhe familjare e Berishës, bashkëshorten Lirie dhe dy fëmijët, Shkëlzeni me Argitën.


        
 
Next Post

Trego lidhjen me 17 kompani jashtë Shqipërisë”! Përplasje në Kuvend: Malaj akuzon me fakte Shehajn për fitime të transferuara jashtë vendit

Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Sali Berishës nga tronditja e humbjes së monopolit opozitar

SMS-të në WhatsApp e grupit të PD për “heqjen” e non grata-s së Berishës: Deputeti i PD Arjan Ndoji thumbon Bardhin e Gjekmarkajn... I urojmë të mos nguten në jetë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In