Këngëtari Endri Prifti bëri bujë në media ditën e sotme me një denoncim kundër Policisë së Shtetit, pasi ishte kapur i dehur.
Mirëpo mesa duket këngëtari ka harruar denoncimin dhe është nisur për në Kosovë pasi është ftuar nga këngëtarja Shkurte Fejzaj në ceremoninë e dasmës së vajzës së saj, Gresës.
‘Nje foto me mikun tone Astrit Beqa dhe shoqen e tij Uraten. Prishtine, ne dasmen e Greses, vajza e bukur e Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli. Me trashegime dhe ne shtepite tuaja’, ka shkruar Stefi Prifti, ndërkohë që në tavolinë është dhe vëllai Endri.
Pavarëisht motivit të mirë për të cilin janë mbledhur, fansat i kanë kujtuar këngëtarit ngjarjen e mbrëmshme kur Policia i blloki makinën duke dhe ironizuar më të.
Në fakt këngëtari në videon e shpërndarë vet në profilin e tij në orët e para të mëngjesit, shprehej se makina i ishte bllokuar pasi ai kishte pirë tre birra. Por një nga policiët që dëgjohet në video i shpjegon se makina e tij është bllokuar pasi kishte 1 vit e gjysmë pa kryer kontrollin teknik (kolaudimin) i cili është i detyrueshëm 1 herë në vit për çdo mjet për përdorim personal.