• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erdhën të parët në Thumanë pas tërmetit, pjesëtarët e ekipit grek të shpëtimit flasin të shokuar: S’kishim parë kurrë ndërtime të tilla, kolonat ishin me…

December 6, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Disa prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit nga Greqia që erdhën të parët në vendin tonë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kanë folur për mediat në vendin e tyre për situatën në momentet e para kur tërmeti sapo kishte rënë.

Mediat greke shkruajnë se, menjëherë pas tërmetit qendra koordinuese e Brukselit ka dërguar sinjal urgjent ku paralajmëronte Greqinë për mision ndihmues të menjëherëshëm në Shqipëri. Spyros Karoubis , Konstantinos Tsakiris dhe zjarrfikësit Vassilis Gerokostas de Evangelos Alexandris janë ndër 26 anëtarët që u përgatitën më urgjencë për tu nisur në vendin tonë.

Ata janë shprehur se sfida që i priste në Shqipëri ishte shumë e madhe pasi ndër të tjera kishin pak kohë në dispozicion për të marrë të gjitha pajimet e nevojshme.

“Sfida për të shpëtuar jetë nga shembja e ndërtesave në Shqipëri ka qenë e madhe. Kishim vetëm disa minuta për tu përgatitur, për të marrë pajisjet dhe rrobat e nevojshme sepse temperaturat ishin shumë më të ulëta se në Greqi. Duhej të përgatisnim qentë”, thanë katër anëtarët e misionit EMAK që mbërritën të parët në Thumanë.

Misioni grek është i pari dhe i vetmi mision ndërkombëtar që ka zbritur i pari në Thumanë, menjëherë pas tërmetit. Ata kanë thënë se janë shokuar kur kanë shkuar në rrënojat e një pallati 5 katësh pasi kanë parë që nuk kishte kolona të mirëfillta, por ato ishin bërë me tulla.

“Shoku i parë që kaluam ishte kur morëm vesh që ndërtesa nuk kishte kolona çimentoje. Kolonat ishin prej tulle. E gjithë ndërtesa ishte në “ajër” dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë”, ka thënë Spyros Karoubis.

Anëtarët e misionit grek të shpëtimit janë shprehur për mediat greke, se populli shqiptar i ka mirëpritur dhe u kanë ofruar ushqimin e tyre.

“Ata janë njerëz të varfër, të frikësuar dhe të tronditur. Shumica e tyre ose flisnin ose kuptonin Greqisht, kështu që komunikimi ynë ishte shumë i mirë. Njerëzit e zakonshëm na sollën ushqimin e tyre. Ata na treguan mirënjohjen e tyre me sa të mundnin. Ata na ofruan ushqimin e tyre, na dhanë ëmbëlsirat, ishin shumë të sjellshëm dhe e kuptuan që i vetmi mision që ata u përpoqën në qytetin e tyre ishte ai Grek”, ka shtuar Kostandin Tsakiri.


        
 
Next Post

Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për Olsian Çelën, Prokurorin e Pergjithshëm!

Horoskopi ditor, e Premte 6 Dhjetor 2019

Shqiptarë "veshur me Versaçe" vs italianë "tutto il giorno all bar"!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In