Partia e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk e ka pranuar disfatën e pësuar në zgjedhjet lokale në qytetin e Stambollit. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila i referohet gazetës turke “Hurriyet”. AKP-ja ka marrë goditje të fortë në tre qytetet kryesore të Turqisë. Pas Ankarasë, Izmirit, ditën e djeshme mediat turke raportuan se Erdogan ka humbur edhe në Stamboll.
Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP) kryeson me 25.000 vota ndaj rivalit të tij të AKP-së, ish-kryeministrit Binali Yildirim. Ai pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit ende nuk janë zbardhur, për shkak të pretendimeve për parregullsi.
“Do ta uroj Imamoglunë nëse fiton, por jo pa përfunduar i gjithë procesi i numërimit”-tha ai. Ekspertët humbjen e Stambollit e shohin si goditje të madhe për pasi ky qytet ishte vendi ku u rrit dhe fuqizoi pushtetin, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.